Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Akademia e Energjisë dhe Shqipëria 2023 eksportuese neto!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fatos Çoçoli

A i duhet Shqipërisë një akademi energjie? Po! Të gjitha vendet evropiane me burime natyrore energjitike të spikatura ose prodhim të konsiderueshëm të energjisë së gjelbër, kanë akademitë e tyre të energjisë.

Në këto struktura, ato përgatisin specialistët e tyre për projektet e djeshme, të tanishme dhe të ardhshme të energjisë.

Akademia e Energjisë e Shqipërisë është projekti më i ri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes OSHEE-së. Ajo do të përqëndrohet në formimin e brezit të ardhshëm të profesionistëve në sektorin e energjisë. Do të lidhë teorinë me praktikën në energjitikë.

Akademia, shkollat profesionale dhe universitetet

Bashkëpunimi me shkollat profesionale mbetet një element kyç për strukturën e re që do të ngrihet shumë shpejt, si një mundësi e shtuar për të gjithë të rinjtë tanë. Profesionistët e sektorit të energjisë do të formohen në Akademinë e Energjisë.

Në vitin shkollor 2024 -2025, në shkollat e mesme profesionale janë regjistruar 10 përqind më shumë nxënës, në raport me vitin shkollor 2023-2024.

– Nxënës në Shkollën e Mesme Teknike Elektrike “Gjergji Canco”, Tiranë

Kompania OSHEE i ka të gjitha burimet për të furnizuar me kuadro trajnues dhe studentë Akademinë, duke pasur edhe numrin më të madh të profesionistëve të fushës. Akademia e Energjisë do të përqëndrohet në tre drejtime. Do të ofrojë trajnimet për stafin e ri në kompaninë OSHEE, do të bashkëpunojë me shkollat profesionale, me module të posaçme, ku nxënësit të vijnë të bëjnë praktikë pranë OSHEE-së, si dhe do të bashkëpunojë edhe me universitetet, për të thithur inxhinierët më të mirë.

E ardhmja e energjisë elektrike është tërësisht e gjelbër dhe kërkuese në Shqipëri

Shqipëria është futur bindshëm në rrugën e energjive të gjelbra alternative ndaj energjisë nga uji, si energjia nga dielli dhe era.  Më 10 korrik 2024, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës shpalli kompanitë e huaja fituese të ankandit më të madh të energjisë diellore që kemi zhvilluar deri sot, ankandit hibrid me kapacitet 300 megavat-ore. Ky kapacitet është akoma dhe më i madh se prodhimi vjetor i hidrocentralit të Vaut të Dejës. Me energjinë e erës dhe diellit, është si të kemi dy hidrocentrale të rinj të ndërtuar në vend.

Çmimet e siguruara për energjinë diellore dhe të erës

Lexo edhe :  Kombi, herë 3 vjeç e herë 7, por jo më shumë se 10

•             Parku Fotovoltaik i Karavastasë 140 MW                24.89 euro/MW-orë

•             Parku Fotovoltaik i Spitallës 100 MW                       jo më shumë se 55 euro/MW-orë

•             Parku Fotovoltaik hibrid  283.93 MW,                      51.8 euro/MW-orë

•             Parku Eolik Hibrid  222.5 MW                       jo më shumë se 59.97 euro/MW-orë

– Parku Fotovoltaik i Karavastasë

Të dyja ankandet hibride të erës dhe diellit, si ai për energjinë e erës më 25 korrik 2023, edhe i 10 korrikut 2024 për fotovoltaikët, ishin procese të hapura, me pjesëmarrjen e disa prej kompanive të huaja, të njohura ndërkombëtarisht.

Shqipëria-histori suksesi për të ardhmen e energjisë nga era dhe dielli

Tashmë vendi ynë është vlerësuar nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, si një histori suksesi në zhvillimin e ankandeve të hapura, për ndërtimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet anëtare të Komunitetit të Energjisë, duke u marrë shembull.

Transparenca dhe korrektësia e ndjekur gjatë ankandeve, bëri që të sigurojmë një pjesëmarrje domethënëse të kompanive të mëdha e të njohura ndërkombëtare, në prodhimin e energjive të gjelbra.

Kur Shqipëria nisi procesin e ankandeve fotovoltaike pesë vite më parë,  pati shumë rezerva nga kompanitë ndërkombëtare, pasi perceptimi për vendin tonë si i paaftë për të zhvilluar gara të pastra dhe korrekte qëndronte kokëfortë.

Me ankandet ndërkombëtare të realizuara në dy vitet e fundit, sot mund të themi që instalimi i kapaciteteve të reja prodhuese nga burimet e gjelbra si dielli dhe era, ka pasur zhvillime të rëndësishme në vendin tonë, të cilat mund të kthehen në pikë referimi për zhvillimet e ardhshme në energjinë shqiptare.

Nga ana tjeter, inovacioni dhe përdorimi i hidrogjenit apo burime të tjera alternative të qëndrueshme, si gazi i lëngshëm, bazuar në teknologji që sigurojnë ndotje sa më të ulët të mjedisit, do të jenë zgjidhje për prodhimin vendas, duke qenë se Shqipëria dhe qeveria shqiptare synojnë që në vitin 2030 vendi të kthehet në një eksportues neto të energjisë.

Ne na duhen si oksigjeni specialistë të rinj dhe të zotë në të gjithë sektorët e prodhimit të energjisë së gjelbër. Prandaj dhe në Akademinë e Energjisë, në një të ardhme të afërt, parashikohet të përfshihen edhe teknikët hidro./    S,M

Të fundit

Takimi me Flamur Nokën, Meta: Biseduam për koordinimin e veprimit opozitar

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në konferencën për mediat foli për takimin që ka pasur me Flamur...

Zbulohet një specie e re e peshkaqenëve në Zelandën e Re

Studiuesit në Zelandën e Re kanë gjetur një specie të re të peshkaqenëve, që jeton dhe gjuan në thellësitë e mëdha të oqeanit. Kjo specie...

Studiuesit bëhen të gjithë në një mendje; ky është ushqimi i jetëgjatësisë

Sipas ekspertëve, ngrënia e një filxhani fasule në ditë mund të shtojë 4 vite jetë. Bishtajoret konsiderohen si ushqimi më i mirë për jetëgjatësinë...

Mamaja e Evit poston foton e parë me nipin

Evi Reçi sapo u bë mami e një ylli të vogël, të cilit edhe emrin ia zgjodhën të tillë.  Aster ka vetëm pak ditë...

Listë e përbashkët me PD? Përgjigjet Meta: Preferojmë të dalim me flamurin dhe logon tonë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka konfirmuar se ditën e djeshme është takuar me Flamur Nokën, duke u shprehur se ka qenë...

Lajme të tjera

Web TV