Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Zgjedhjet e 2025/ Presion për “deputetë më shumë”? Meta “braktis” Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet e 2025

Presion për “deputetë më shumë”? Meta “braktis” Berishën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha dje se në zgjedhje preferon të dalë i vetëm, jashtë “kupolës së PD-së”. Pavarësisht deklaratës, palët janë në bisedime për të dalë në një listë të përbashkët, por Meta pretendon më shumë se dhjetë deputetë në “zonë të sigurtë”, a do e pranojë Berisha dhe PD kërkesën maksimaliste të Metës?

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka konfirmuar dëshirën e tij që partia të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2025 me flamurin dhe logon e saj, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit të PL-së, pavarësisht bashkëpunimit të ngushtë me partitë e tjera opozitare. Në një deklaratë për mediat, Meta theksoi se qëllimi i tij kryesor është fitorja e opozitës, dhe Partia e Lirisë mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj kësaj. Megjithatë, ai nënvizoi se PL do të preferonte të ruante autonominë e saj në zgjedhje, duke kandiduar nën simbolet e veta. “PL në çdo rast do të punojë për fitoren e opozitës. Ne do të preferonim të dilnim me logon dhe flamurin tonë, por kjo nuk do të cenojë luajalitetin tonë ndaj aksionit të përbashkët opozitar,” deklaroi Meta. Ai gjithashtu tregoi se, pavarësisht kësaj preference, është i gatshëm të respektojë rregulloret e çdo partie opozitare, duke vënë në plan të parë suksesin e një strategjie të përbashkët kundër qeverisë aktuale. Këtë qëndrim e mbajti pas takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka. Pavarësisht se Meta publikisht la të kuptohet se “preferon” të dalë i vetëm në zgjedhje, kjo mund të jetë edhe një lëvizje taktike për të fituar më shumë. Partitë opozitare e kanë të qartë se duke mos iu lejuar koalicionet parazgjedhore, maksimizimi i votave të tyre mund të vinte vetëm nëse dalin në zgjedhje në bllok nën logon e PD-së, por me listë të përbashkët të çdo subjekti politik. Sipas burimeve pranë dy subjekteve politike opozitare, Meta ka kërkuar më shumë se dhjetë deputetë të partisë së tij që të jenë në lista të sigurta të PD-së. Pavarësisht këtij pretendimi, PD qartësisht nuk mund t’ia ofrojë pasi së pari do të demoralizonte elektoratin e saj dhe gjithashtu do krijonte pakënaqësi edhe në kupolën e PD-së. Po ashtu ish-LSI, e cila sot quhet Partia e Lirisë me drejtues Ilir Metën.

Lexo edhe :  Rama: “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare”, tashmë në duart e nxënësve në diasporë!

Takimi me Flamur Nokën

Deklarata e Metës se do të dal me logon e PL vjen pas një takimi miqësor që ai zhvilloi me deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, ku sipas tij, janë diskutuar çështjet kyçe të aksionit opozitar. Meta dhe Noka kanë ndarë mendime rreth organizimit të protestave të mëdha kundër qeverisë Rama, si një formë presioni ndaj qeverisë për përkeqësimin e situatës politike dhe ekonomike në vend. Në qendër të këtij diskutimi ishte gjithashtu edhe çështja e zgjedhjeve të ardhshme, ku Meta tregoi një gatishmëri për të bashkëpunuar me partitë e tjera opozitare. Ai nuk përjashtoi mundësinë e pjesëmarrjes në primaret e Partisë Demokratike apo përputhjen me rregulloret e saj, nëse kjo do të ndihmonte në arritjen e fitores së opozitës. Meta nënvizoi se, pavarësisht dëshirës së PL-së për të kandiduar nën simbolet e veta, ky fakt nuk do të ndikojë në përkushtimin e tyre për t’u bashkuar në një front të përbashkët opozitar. Partia e Lirisë, e drejtuar nga Ilir Meta, ka shfaqur në muajt e fundit një qasje aktive në aksionin opozitar, duke qenë në vijë të parë të kritikave ndaj qeverisë aktuale, veçanërisht për çështje që lidhen me korrupsionin, liritë dhe të drejtat e qytetarëve, si dhe problemet ekonomike që ka hasur vendi. Meta ka qenë i zëshëm në mbrojtjen e pluralizmit politik dhe është përpjekur të forcojë pozitën e Partisë së Lirisë si një zë i rëndësishëm në kampin opozitar. Takimet me përfaqësues të Partisë Demokratike dhe përpjekjet për organizimin e protestave masive janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të mobilizuar qytetarët në betejën kundër qeverisë Rama. Partia e Lirisë synon që përmes këtij angazhimi të konsolidojë bazën e saj elektorale dhe të paraqitet si një alternativë e qartë dhe e besueshme në zgjedhjet e vitit 2025.

Të fundit

Mbyllja e hetimit dhe tërheqja e akteve/ Çfarë pritet të ndodhë me çështjen “Partizani”

Avokatët e të pandehurve për dosjen Partizani, mes tyre ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, kanë...

‘Daily Mail’ shkruan për partneren e re të Princ Lekës në SHBA e ndarjen nga Elia Zaharia

Media britanike “Daily Mail” ka shkruar për princ Lekën që prezantoi partneren Blerta Celibashi, në një event në SHBA. “Princi Leka II Zogu mirëpret të...

Meryl Streep në OKB: Macet kanë më shumë të drejta se gratë në Afganistan, respektojini

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Meryl Streep, ka deklaruar se macet kanë më shumë liri sesa gratë në Afganistan, duke i bërë thirrje komunitetit...

6 mënyra si t’ia fitoni zemrën atij përgjithmonë

Për meshkujt, disa karakteristika femërore janë shumë më të rëndësishme se pamja e jashtme. Përkundër faktit se shumë e e përkufizojnë tërheqjen vetëm me...

VIDEO/ E publikon vetë, Adrola Dushi dhe Capital T të kapur dorë për dore?

Adrola Dushi dhe Capital T janë në qendër të vëmendjes pas ngjarjeve të fundit që sugjerojnë një lidhje romantike mes tyre. Së fundmi, Adrola ka...

Lajme të tjera

Web TV