Partia Demokratike reagon me organizimin e një proteste Kombëtare, pas dënimit me 1 vit burgim për Ervin Salianjin. Sali Berisha thotë se kësaj lufte, kampi blu do t’i përgjigjet me mosbindje civile.
“Unë jam sot këtu para jush për të deklaruar se PD, do ti përgjigjet këtij akti lufte me qëndresën më të fuqishme qytetare, me mosbindjen më të fuqishme civile, se kjo parti as nuk kalon në klandestinitet as nuk shmang proceset zgjedhore.”, tha Berisha.
Ndonëse ky grupim ka paralajmëruar më herët protesta Kombëtare kundër qeverisë, tanimë kanë caktuar një datë zyrtare për tubimin e tyre, nxitur nga arrestimi i deputetit demokrat Ervin Salianji.
“Do të rikthej Shqipërinë në procesin e zhvillimit dhe integrimit të saj. O sot, o kurrë, demokrate e demokratë jeni të ftuar ti përkushtoheni me çdo gjë kësaj beteje vendimtare për fatin e PD-së.”, shtoi Berisha.
Përçarja e opozitës dhe skenarët e mëparshëm me kaos dhe munegesa në seancat parlamentare apo tubime me dhjetëra persona nuk kanë krijuar përplasje me qeverinë por vetëm mes demokratëve./ S.M