Edhe pse ka 5 ditë që ka përfunduar gara për përzgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ende nuk është bërë zyrtar emri i drejtorit të ri.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha teksa foli sot për procesin theksoi do publikohen kandidatët sipas pikëzimit.
“Unë do t’ia dërgoj emrin kryeministrit. Për procesin na kanë monitoruar ndërkombëtarët. Procesi është kryer sipas standardeve”, u shpreh ministri Ervin Hoxha.
Por për shkak të agjendës së kryeministrit jashtë vendit, ende emri nuk është dërguar zyrtarisht.
Kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit janë: Ilir Proda, Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Altin Mena.
Në garën për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit aplikuar 15 kandidatë, por 4 prej tyre, konkretisht: Shemsi Premci, Ibrahim Disha, Hajrulla Xhivini dhe Sami Rasha, u përjashtuan, pasi sipas ministrit të Brendshëm nuk plotësonin kriteret sipas ligjit të ri.
Ndërkohë në garë janë 11 kandidatë dhe emri me më shumë pikë do i propozohet Ramës nga Hoxha.
Kandidatët në garë:
1-Adriatik Tafçiu
2-Altin Mena
3-Ardian Çipa
4-Gentjan Shehaj
5-Idajet Faskaj
6-Ilir Proda
7-Lutfi Minxhozi
8-Neritan Nallbati
9-Pëllumb Seferi
10-Rebani Jaupi
11-Skënder Hita /S.B