Gazetari Denis Dyrnjaja, i ftuar në një studio televizive, komentoi burgosjen e deputeti demokrat Ervin Salianji duke u shprehur se përdori kauzën e gabuar në kohën dhe momentin e gabuar.
Ndërsa duke iu kthyer aksionit opozitar ai tha se kjo forcë politike ka zgjedhur të bëjë politikë vetëm me molotov dhe se ka një leksik të varfër. Sipas tij opozita po ja dhurin me duart e veta mandatin e katër kryeministrit Rama.
“Mendoj se vendimet e gjykatës nuk duhen komentuar dhe në rastin konkret të Salianjit kur gjykata foli ne s’kemi çfarë të themi. Më vjen keq që Salianji sot është në burg, është politikan i ri, dhe do doja që të mos ishte aty ku është, por kam përshtypjen duke folur ftohtë ka përdorur kauzën e gabuar në kohën dhe vendin e gabuar për atë që ka ndodhur për çështjen Babale.
Ishte i vetmi që e mori përsipër atë dinamit që ishte pa fitil, ju ofrua dhe të tjerëve por nuk e morën këtë çështje përsipër sepse e dinin që nuk mbante, sikurse është pohuar tashmë.”
Më tej duke ju referuar protestës, ai tha se nuk mund të ketë protestë dhe revoltë me orar dhe ditë të caktuar dhe nëse ka protestë njerëzit dalin vetë, s’ka nevojë ti thërrasësh dhe shpërndash me autobus prandaj e gjithë kjo lë për të dëshiruar.
“Çdo aksion opozitar është i mirëpritur, por sjella e opozitës në këtë rast sot me gjithë ngarkesën që kanë, kur ka regjim duhet të jesh aty prandaj mezi e pres një aksion dhe me gazetarë opozitarë të jenë aty në protestë. Opozita ka një leksik politik shumë të varfër dhe i përsëritshëm, e gjithë kjo është një refren që nuk do prodhojë asgjë dhe po i japin në tavë Ramës mandatin e katërt.
I vetmi njeri që sot ka pasur një orgazëm politike në shtëpinë e tij është Berisha që u kthye te gjeneza e tij te lufta molotov. Dhe kjo protestë e radhës nuk do prodhojë asgjë dhe mendoj se partitë e vogla do të jenë të distancuara nga kjo betejë.
Njerëzit duan të dëgjojnë se çfarë do bëjnë ndryshe nga këta që janë sot në pushtet sepse gjuhën e politikanit që është dhe gjyqtar se do njeri sepse është është gjuhë komuniste. Unë them se maxhoranca ëhstë e lutur që po ndodh ky aksion opozitar sepse po shkëputet vëmendja nga gjithë problemet madhore që ajo ka mbi supe dhe që rëndojnë tepër.”/ S.M