Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Gjithmonë vetë i kanë djegur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Por më e rëndësishme se koicidencat e këqija me datën janë me motivin. E vetmja gjë e paqartë është se me kë e kanë betejën.

Një tufë karrigesh të deputeteve të mbetur opozitarë me Berishën, u dogjën sot para Kuvendit të Shqipërisë nga vetë deputetët. Një gjest simbolik, i cili në të vërtetë përshkruan gjithë historinë piromane të PD në politikën shqiptare.

Shumë vetëve u dukej pamje e rëndë. Në fakt përtej dëmit ekonomik që dhe ai është më i vogël në raport me çfarë i kanë bërë këtij vendi, ky është gjesti më i natyrshëm i PD, që tani tregon dhe pafuqinë e saj.

Ata kanë një lidhje psikologjike me zjarrin sa herë u rrezikohet pushteti apo nuk e marrin dot.

Më 1997, Shqipëria u zhyt në flakë për karrigen e Sali Berishës dhe ende nuk kanë mbaruar pasojat e saj. Pastaj gjithë retorika kërcënuese sa herë ndjehej i pafuqishëm ka qenë flaka dhe zjarri.

Beteja e vitit 2019, me djegien e mandateve dhe molotovët në rrugë ishte një shkallë më e ulët se viti 1997, por një shkallë më e fort se kjo e tanishmja. Pasi së paku i dogjën karriget me gjithë mandate.

Pas disa vitesh akuzuan Lulzim Bashën se ua dogji.

Tani ai nuk është më mes tyre, por këta prap dogjën karriget. Për fat i dogjën para Parlamentit. Kjo tregon se nuk kanë fuqi të djegin mandatet, por vetëm karriget. Pak nga pak bie dhe fuqia.

Nuk di nëse seancën tjetër do kërkojnë karrige të reja, por administrata mund tu sajoj disa karrige prej hekuri, që nëse i djegin ta pastrojnë e të ulen prap në to. Bardhi edhe ashtu në këmbë rri se do gjuajë me copa hekuri.

Lexo edhe :  Pse këto zgjedhje po trembin Amerikën dhe qetësojnë Shqipërinë!

Pasi mbaruan sot punë me karriget nesër kanë ditën që djegin goma para bashkisë, pasnesër nëpër kryqëzime rrugësh e kështu me radhë deri në datën 7 Tetor.

Nuk di pse e shtynë protestën më 7 tetor, se data 6 ishte mirë se ishte e diel. Më 7 Tetor duket sikur duan të imitojnë sulmin e Hamasit mbi Izraelin në përvjetorin e parë. Ose ndoshta Berisha ka mësuar se më 7 tetor Presidenti i Turqisë Erdogan do vizitojë Shqipërinë dhe do të justifikojë dështimin e mitingut nga masat e sigurisë për Erdoganin.

Por më e rëndësishme se koicidencat e këqija me datën janë me motivin.

E vetmja gjë e paqartë është se me kë e kanë betejën.

Po kërkojnë para bashkisë dhe para Kuvendit që Edi Rama tu lirojë Salianjin dhe mos tu arrestojë Berishën? Po Edi Rama po ta kishte aq fuqi lironte ministrat dhe bashkiakët e vet që i ka në burgje.

Duan drejtësi të pavarur dhe kërkojnë ndihmë nga Edi Rama? D.m.th. duan që të varet prej tij?

Dhe pikërisht kjo paqartësi, kjo mungesë kauze dhe mbi të gjitha shfaqja teatrale dy tre çerrave që bëjnë si të fortë në sallën e Kuvendit, është flaka më e keqe në të cilën është shtyrë opozita për tu vetëdjegur përfundimisht. Dhe nuk është ndonjë gjë e re.

Gjithmonë vete i kanë djegur karriget e pushtetit të tyre.  /  kb

Të fundit

A do të ketë reshje shiu?/ Ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Kushtet atmosferike të qëndrueshme do të vijojnë të jenë prezentë mbi vendin tonë. Moti parashikohet të jetë kryesisht i...

Ndihesh sikur po e humb kohën kot? Katër taktika që do të të ndihmojnë

Imagjino sikur koha është si një portofol i mbushur me para që harxhohet çdo ditë, qoftë në mënyrë të zgjuar ose në mënyrë të...

Donaldi s’do ta pranojë humbjen, nëse humbet…

Eduard Zaloshnja Kur shkova në Atlantic City në fillim të viteve ’90, tre hotele-kazino me emrin Trump në përbërje ma tërhoqën vëmendjen: Trump Plaza, Trump...

Arbenita Ismajli ‘shpërthen’ ndaj ‘BBVK’: Turp për ju që mbështesni abuzues…

Spektakli i Big Brother-it i transmetuar mbrëmjen e kaluar ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh në mediat sociale dhe në publik. Disa figura...

OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza

Më shumë se 100 pacientë, përfshirë fëmijë, do të largohet nga Rripi i Gazës të mërkurën, njoftoi të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). OBSH-ja...

Lajme të tjera

Web TV