Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Nga Sicilia në Nju-Jork: Një histori e shkurtër e Mafies

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mafia është bërë një tipar i njohur dhe famëkeq i historisë, veçanërisht në SHBA. Por si filloi kjo organizatë kriminale? Le të eksplorojmë origjinën e mafies, një histori që fillon në Siçilinë e shekullit të 19-të.

Në fillim të viteve 1860, Siçilia u bë një rajon autonom i Italisë. Para se të fitonte këtë autonomi, ajo kishte qenë nën thundrën e disa pushtuesve të huaj. Pikërisht gjatë kësaj kohe, u shfaq termi “mafioz”.

E përkthyer si “kapadai”, fjala nuk kishte asnjë konotacion kriminal. I referohej thjesht sicilianëve që ishin dyshues ndaj autoriteteve. Në mesin e shekullit të 19-të, Siçilia pati një vakum pushteti pasi regjimi italian filloi të vendosej në ishull. Kjo çoi në ngritjen e ushtrive private.

Të njohura si ‘mafie’, sipas shpellave në të cilat fshiheshin, këto ushtri ishin një formë e hershme e bandave të krimit të organizuar, që zhvatnin paratë nga pronarët e tokave, në këmbim të mbrojtjes. Teksa qeveria italiane u përpoq të merrte kontrollin e ishullit, ajo iu drejtua mafies për të ndihmuar në shuarjen e formave të tjera të krimit, duke bërë një sy qorr ndaj zhvatjes së organizuar.

Mafia mori karakteristikat e njohura të një strukture hierarkike, ndikim mbi autoritetet dhe një grup unik rregullash dhe sjelljesh. Me kalimin e kohës, termi “Cosa Nostra” (“gjëja jonë”) evoluoi për t’iu referuar mafies siçiliane. Në 1863, koncepti i mafies hyri në kulturën popullore me turneun e shfaqjes lëvizëse “I Mafiusi della Vicaria” (Mafiozët e Vicarias).

Është e rëndësishme të përmendet se bandat e organizuara kriminale u krijuan edhe në territorin e Italisë. Grupet më të shquara përfshinin Camorra e Napolit, Ndrangheta e Kalabrisë dhe Sacra Corona Unita e Pulias. Në vitet 1920, Benito Musolini u bë kryeministër i Italisë. Kjo solli një shtypje të dhunshme të aktivitetit mafioz në vend. Por në këtë kohë, mafia kishte mbërritur tashmë në Botën e Re.

Emigracioni italian në Nju-Jork

Fundi i shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të sollën një valë emigracioni nga Italia në Shtetet e Bashkuara. Disa anëtarë të mafies siçiliane u larguan nga vendlindja, ndërsa migrantët shpesh përfundonin në kushte të mbipopulluara dhe detyroheshin të bënin punë me pagesë të ulët.

Si rezultat, disa u bashkuan në bandat e rrugës dhe formuan sindikata të krimit. E gjithë kjo çoi në formimin e një institucioni të përhapur krimi, Mafia Amerikane, e njohur si Mob. Ashtu si në Nju Jork, Mob u përhap në qytete si Çikago, Los Anxhelos dhe Nju Orleans. Figurat kryesore në ditët e para të mafies amerikane përfshinin Giuseppe Esposito, Salvatore Maranzano, Giuseppe Masseria, Carlo Gambino dhe Charles ‘Lucky’ Luciano.

Lexo edhe :  Udhëtim përrallor me tren në vendlindjen e transportit hekurudhor

Prohibicionizmi dhe Epoka e Artë e Mafias

Amendamenti i 18-të i Kushtetutës së SHBA hyri në fuqi në vitin 1920. Ai prezantoi Prohibicionizmin, një ngjarje që në thelb çoi në forcimin e “krimit te organizuar” në Amerikë, pasi mafia shfrytëzoi mundësinë për të plotësuar një kërkesë të madhe për alkool. Kjo ishte koha e figurave të tilla si Frank Costello, Meyer Lansky dhe – sigurisht – Al Capone.

Një ngjarje e dytë përcaktuese ishte Lufta Castellammarese e fillimit të viteve 1930. Kjo përplasje e dhunshme midis familjeve të krimit të organizuar Castellammares dhe Masseria të Nju Jorkut çoi në shfaqjen e Pesë Familjeve. Këto banda të veçanta do të vazhdonin të dominonin aktivitetin kriminal të organizuar në qytet për dekada, duke përfshirë Epokën e Artë të Mafias në vitet 1940 dhe 1950.

Ishte gjatë kësaj periudhe që mafia u përhap në Havanë të Kubës dhe u bë e rëndësishme në krijimin e Las Vegasit, duke përfituar nga mundësitë fitimprurëse të lojërave të fatit dhe argëtimit që ofronin të dy qytetet. Ndikimi i mafies do të shtrihej në sindikatat e fuqishme të punës, politikanët dhe industrinë e ndërtimit.

Megjithatë, miratimi i RICO (ligjit antimafia në SHBA) në vitin 1970, lejoi institucionet e zbatimit të ligjit të godisnin aktivitetet kriminale të mafias. Ndërkohë, fundi i Luftës së Dytë Botërore pa një rritje të ndërtimit në Siçili. Kjo çoi në një ringjallje të mafies në ishull, e cila në vitet 1970 ishte zgjeruar edhe në trafikun e drogës.

Bandat e krimit të organizuar ende veprojnë globalisht. Në Itali, mafia siciliane, Camorra, Ndrangheta dhe Sacra Corona Unita mbeten të angazhuara në një aktivitet të gjerë kriminal. Në SHBA, Pesë Familjet e Nju Jorkut, veçanërisht familja Genovese, si dhe Chicago Outfit janë aktive.

Krimi i organizuar ndodh gjithashtu në rajone dhe qytete të tilla si New England, Filadelfia, Chicago dhe Detroit.

Aktiviteti mafioz tani është më i fokusuar te droga dhe krimi i jakave të bardha. Ndonëse të rralla, ka ende raste të zhvatjeve, duke theksuar se këto organizata kriminale nuk janë larguar plotësisht nga origjina e tyre siciliane. bota.al /E.T

Të fundit

Të infektuara me “Escherichia coli” , SHBA tërheq nga tregu karotat

Karotat organike që shiten në dyqanet ushqimore në të gjithë SHBA-në janë hequr nga raftet pas dhjetëra rastesh të...

Studimi/ Pse truri i adoleshentëve ndonjëherë merr vendime të nxituara?

Stimujt e jashtëm rëndojnë në proceset e vendimmarrjes së adoleshentëve dhe çojnë në zgjedhje jo optimale.  Përveç shumë gjërave që humbasin në kalimin nga adoleshenca në moshën...

Apple surprizon përdoruesit e Iphone, shton masat e sigurisë për privatësinë e klientëve

Kodi i ri i prezantuar në versionin më të fundit të sistemit operativ celular të Apple mund ta bëjë më të vështirë si për...

Makinat autonome do të mësojnë nga AI për të parashikuar lëvizjet e këmbësorëve

A mund të shkojë Inteligjenca Artificiale atje ku edhe njerëzit nuk mund të parashikojnë lëvizjet dhe veprimet e njerëzve të tjerë? Ndoshta po, ose...

VIDEO/ Zjarr në një spital në Rusi, njerëzit hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve

Një zjarr i madh ka përfshirë godinën e një spitali në qytetin Yekaterinburg të Rusisë, duke detyruar shumë persona të hidhen nga dritaret për...

Lajme të tjera

Web TV