Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Nga agjente imobilare në princeshë, historia e gruas së e princit të Danimarkës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kush e di nëse komedia romantike “Një princ për mua” e Martha Coolidge (2004) është inspiruar nga historia e dashurisë mes australianes Mary Donaldson dhe princit Frederik të Danimarkës. Sepse drama romantike është shumë e ngjashme me përrallën që i përfshin ata. Një princ shkon me pushime jashtë vendit dhe rastësisht njihet (dhe bie në dashuri) me një vajzë të zakonshme që nuk e di rangun e tij. Me një vazhdim si në skenarin e filmit: pengesa, vështirësi, sfidat në oborrin mbretëror, dashuria që triumfon mbi gjithçka dhe më pas fundi i lumtur.

Një histori dashurie si në përralla ajo e Frederik, fëmija i parë i mbretëreshës Margrethe II të Danimarkës dhe princit konsort Henrik. Në shtatorin e vitit 2000 ai vendos të shkojë në Sidney për Lojërat Olimpike si mbështetje për ekipin e velave. Ndryshe nga mbretërit anglezë, Frederik, i cili atëherë ishte 32 vjeç, mund të shijonte si turist i rastit pa u njohur aq shumë. Në mbrëmjen e 14 shtatorit 2000, ai del nga hoteli me një grup miqsh, përfshirë Bruno Gómez Acebo, nipin e mbretit të Spanjës, vëllain Joachim, Martha Louise të Norvegjisë dhe Nicolas të Greqisë. Destinacioni është Slip Hinn, një pub tërheqës në Darling Harbour.

Atë natë, fati e sjell edhe Mary Donaldson, një vajzë 29-vjeçare nga Tasmania, agjente imobiliare dhe këshilltare financiare, së bashku me Andrew Miles, një mik me të cilin ndante apartamentin. Ata prisnin të takoheshin me një grup miqsh që kishin mbërritur në Sidney për Lojërat Olimpike. Në ato ditë, një milion turistë arrinin në Australi.

Ishte padyshim një natë magjike, plot emocion: të nesërmen pritej inaugurimi. Lokali ishte i mbushur me njerëz dhe ata u njohën mes birrave si shumë të tjerë. Frederik tregoi pak për veten, tha se koleksiononte gjobat për shpejtësi dhe se i pëlqente të bënte tatuazhe. Ajo u ndje menjëherë e tërhequr nga ky evropian që fliste anglishten në mënyrë perfekte. Rezultati: ata filluan të takohen gjatë gjithë Lojërave, ndërruan numrat e telefonit dhe premtuan të shiheshin përsëri. Dhe me të vërtetë, kështu ndodhi.

Lexo edhe :  VIDEO/ Mozzik feston ditëlindjen, urimi i Lotinës do t’ju ëmbëlsojë ditën

Një marrëdhënie në distancë

Filluan një marrëdhënie në distancë: Frederik kthehej në Australi, ku mund të ndihej më i lirë. Ata i dërgonin njëri-tjetrit dhurata përmes postës: ajo i dërgoi një CD të grupit australian Powderfinger, ai ia ktheu me grupin danez Sort Sol. Shijonin momentet së bashku, por sa herë që ai kthehej në Danimarkë ndjenin një boshllëk të pakundërshtueshëm, siç treguan vite më pas në një intervistë.

Ajo është vajza e një matematicieni, John Dalgleish Donaldson, dhe e Henrietta Clark Home, asistente e rektorit të universitetit të Tasmanisë. Më e vogla nga katër fëmijë, Mary ka një diplomë në Juridik dhe punonte gjithashtu me disa kompani reklamuese. Një grua me xhinse dhe një bluzë, do ta përshkruante ajo veten vite më pas.

Por lumturia zgjati pak: në vitin 2001, historia shfaqet në gazetat, tabloidi danez Billed Bladet e jep së pari lajmin. Mary vendos të transferohet në Evropë. Shkon të jetojë në Paris, ku mëson anglisht, dhe më pas në Kopenhagë, ku shtypi shpesh i “kap” çiftin së bashku. S.B

Të fundit

Tetori rozë, si të kontrolloheni vetë në shtëpi për kancerin e gjirit

Lloji i gjinjve që keni, përcaktohet nga gjenetika. Të kesh gjoks me gunga ose të lëmuara është njësoj si...

Fillon puna për “Big Brother Vip 4”, ja si do duket shtëpia e re këtë edicion

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Një reality show, i cili që...

“Perfeksioni pa përpjekje”: Ç’është dhe si ndikon tek të rinjtë?

Në një shoqëri që nxit idealet e perfeksionit dhe suksesit të menjëhershëm, shumë të rinj përballen me presionin për të arritur rezultate pa përpjekje....

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e kafesë

Dita e parë e muajit tetor, shënon Ditën Ndërkombëtare të Kafesë dhe adhuruesit e saj në mbarë botën mblidhen të nderojnë pijen e tyre...

Ankthi i vjeshtës, çfarë e shkakton dhe si ta përballoni?

Ankthi, që për disa njerëz shfaqet në sezonin e vjeshtës, është shumë i zakonshëm dhe shumë as mund të mos arrijnë ta kuptojnë që...

Lajme të tjera

Web TV