Një tragjedi e vërtetë është regjistruar mëngjesin e së martës në Tajlandë, ku 20 fëmijë dhe 3 mësues të tyre kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, ku u përfshi autobusi me të cilin ata udhëtonin.
Ngjarja u regjistrua në Bangkok, ku autobusi pasi u përplas shpërtheu në flakë, duke e bërë të pamundur që fëmijët të evakuoheshin në kohë.
Sipas ministrisë së transporteve, shumë fëmijë të tjerë kanë mbetur të lënduar, teksa ndodhen në spital.
Autobusi po kthehej nga një piknik kur ndodhi aksidenti, teksa mendohet se flakët janë përhapur me shpejtësi pasi ai funksiononte me gaz./E.T