Konfirmohen 32 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, në total 763 të infektuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë konfirmuar 32 raste të reja me koronavirus në Kosovë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 763.

Shifra është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e tre (23) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: 14  raste Pejë, 5 raste Nakëll dhe 4 raste Bllagajë), 4 raste me vendbanim në Runjevë-Kaçanik,2 raste me vendbanim në Strellc i epërm-Deçan dhe me nga 1 rast vendbanimet: Hoçë e Qytetit-Prizren, Sallagrazhdë-Suharekë dhe Shtime.

Njoftimi i IKSHPK:

NJË I SHËRUAR DHE TRIDHJETË E DY RASTE ME COVID-19!

Sot më 26 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 297 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e dy (32) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e tre (23) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: katërmbëdhjetë (14) raste Pejë, pesë (5) raste Nakëll dhe katër (4) raste Bllagajë), katër (4) raste me vendbanim në Runjevë-Kaçanik, dy (2) raste me vendbanim në Strellc i epërm-Deçan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Hoçë e Qytetit-Prizren, Sallagrazhdë-Suharekë dhe Shtime.

Sot më 26 prill 2020, është shëruar edhe një (1) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë (166) raste.

Sot më datë 26 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar një (1) rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç me vendbanim në Malishevë-Gjilan dhe i konfirmuar me COVID-19 me datë 16.04.2020. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 17.04.20 në gjendje shumë të rëndë dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Lexo edhe :  Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet e para, udhëheq Lëvizja Vetëvendosje

Nga data 08 shkurt  deri më 26 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.479 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e gjashtëdhjetë e tre (763) raste, ndërsa gjithsej njëzet (21) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Të fundit

Në Ditën e Shën Valentinit, Capital T konfirmon lidhjen e shumëpërfolur me Adrola Dushin

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka bërë që rrjetet sociale të “vlojnë” me komente pas një postimi misterioz...

Pavarësia pa UÇK/ Veteranët: Vetëvendosja na ka ofenduar

17 shkurti shënon 17 vite pavarësi të shtetit më të ri në Europë, Kosovës. Por kjo datë, që do te duhej të ishte festë...

“Kane blerë veshje firmato,”në dollapin e Xoxe, SPAK ka gjetur vetëm rroba të markës Zara

Shqiptarja.com siguron një kopje të procesverbalit të BKH-së, gjatë kontrollit të banesës ku evidentohet se në dollapin e bashkëshortes së kryetarit të bashkisë Erion...

VIDEO /Po notonte me kajak, balena gëlltit të riun dhe e pështyn të gjallë më vonë

Një incident i rrallë ndodhi të shtunën e kaluar në Patagonia të Kilit, kur një balenë gëlltiti një kajaker për disa sekonda, përpara se...

Festa e demokratëve pas arrestimit të Veliajt/ Pse PS-ja nuk bëri “dasmë” për Berishën!

Deputeti socialist, Petro Koçi shprehet se PS nuk është e lëkundur për reformën që sipas tij e bëri vetë mazhoranca, atë në Drejtësi.  Koçi...

Lajme të tjera

Web TV