Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Reperi Diddy përballet me më shumë se 120 akuza të reja për sulme seksuale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 100 njerëz do të padisin reperin Sean ‘Diddy’ Combs për sulm seksual, përdhunim dhe shfrytëzim seksual, ka thënë një avokat amerikan. Avokati në Teksas, Tony Buzbee tha se disa nga viktimat e supozuara kanë qenë të mitur dhe janë abuzuar kur ishin nëntë vjeç.

“Kjo është një çështje e rëndësishme që ne synojmë ta ndjekim në mënyrë agresive,” u tha Buzbee gazetarëve.

Erica Wolff, një avokate që përfaqëson z. Combs, tha se reperi “pretërisht dhe kategorikisht” i mohon akuzat, duke thënë se ato janë “të rreme dhe shpifëse”.

Zonja Wolff tha në një deklaratë për BBC se Combs “pret me padurim të provojë pafajësinë e tij dhe të shfajësohet në gjykatë, ku e vërteta do të vërtetohet bazuar në prova, jo në spekulime”.

Duke folur në një konferencë shtypi të martën, Buzbee tha se ai dhe ekipi i tij “nuk do të lënë gur pa lëvizur për të gjetur palët e mundshme përgjegjëse” në abuzimin e supozuar, ose “çdo individ apo ent që ka marrë pjesë ose ka përfituar nga kjo sjellje skandaloze”.

Reperi Diddy u arrestua javën e kaluar dhe po përballet me akuza penale për shantazh dhe trafik seksual. Ai aktualisht është në paraburgim federal pasi iu mohua lirimi me kusht, të cilin ai po e apelon. Ai ka mohuar të gjitha akuzat për shkelje kriminale.

Sipas Buzbee, i cili është i licencuar për të ushtruar profesionin e avokatit në Teksas dhe Nju Jork, numri i përgjithshëm i viktimave të supozuara që ai përfaqëson është 120, ku gjysma e tyre janë burra dhe gjysma tjetër gra që vijnë nga më shumë se 25 shtete në të gjithë SHBA.

Ai shtoi se 25 nga viktimat e supozuara që ai përfaqëson ishin të mitur. Kjo është hera e parë që Combs akuzohet për abuzim seksual me fëmijë.

Akuzat shtrihen nga viti 1991 deri në këtë vit me incidentet që ndodhën në Los Anxhelos, Nju Jork dhe Miami, tha Buzbee. Ai shtoi se shumica e incidenteve kanë ndodhur pas vitit 2015.

Shumica e paditësve, pretendojnë se u përdhunuan pas festave të organizuara nga z. Combs që u mbajtën në vende të njohura, si dhe në rezidenca private dhe hotele.

Lexo edhe :  Samanta Karavella në pritje të ëmbël? Video që trazoi rrjetin

“Shumë herë, veçanërisht të rinjtë që dëshironin të futeshin në industri, u detyruan në këtë lloj sjelljeje me premtimin se do të bëheshin yll ose premtimi se Sean Combs do të dëgjonte kasetën e tyre,” tha Buzbee.

Një burrë, i cili ishte nëntë vjeç në atë kohë, pretendon se ai ishte abuzuar seksualisht nga Z. Combs dhe bashkëpunëtorët e tij në një studio regjistrimi në Nju Jork ndërsa përpiqej të arrinte një marrëveshje diskografike, sipas avokatit të tij.

“Po të mos ishte ai mund të kisha patur shumë sukses. Unë u largova nga industria për shkak të asaj që më bëri Sean Combs, “tha ai në një deklaratë përmes avokatit të tij.

Një burrë tjetër, i cili ishte gjithashtu i mitur në atë kohë, pretendoi se i ishte thënë nga z. Combs se do të bëhej një “yll”, por ai fillimisht duhej të vizitonte reperin vetëm pa prindërit e tij.

Pasi nqëndrimit vetëm me të në një zonë private, avokati i tij pretendoi se z. Combs i kërkoi djalit të kryente seks oral ndaj tij. Buzbee ngriti gjithashtu rastin e një vajze të atëhershme 15-vjeçare, e cila pretendon se ajo u dërgua në Nju Jork për një festë të organizuar nga Mr Combs dhe më pas u përdhunua nga ai dhe të tjerët.

Avokati pretendoi se ekzistonte një modus operandi i qartë me viktimat e supozuara që zakonisht u ofroheshin pije “të dyshimta” përpara se të sulmoheshin seksualisht.

“Sekreti më i madh në industrinë e argëtimit më në fund i është zbuluar botës”, tha Buzbee. “Muri i heshtjes tani është thyer.”

Ai shtoi se kjo nuk është një padi grupore dhe se do të ketë raste individuale për çdo viktimë të supozuar. Andrew Van Arsdale, një avokat në grupin ligjor AVA që po punon me Buzbee, tha se firma e tij kishte marrë më shumë se 3,000 telefonata nga njerëz që pretendonin abuzim nga manjati i muzikës. Përveç 120 viktimave të supozuara, ai tha se firma e tij po punonte për të verifikuar 100 raste të tjera./e.t

Të fundit

Manja i revoltuar për tensionet në Kuvend: I kanë hyrë një rruge pa krye!

Ministri Ulsi Manja, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ka komentuar edhe atë që ndodhu të hënën...

Seriali fenomen i viteve 2000, ‘Njerëz dhe Fate’ rikthehet pas 20 vjetësh!

Telenovela e parë shqiptare “Njerëz dhe Fate” e mbajti ‘të mbërthyer’ publikun, jo vetëm se ishte risi, por edhe për shkak të historisë që...

Pensionet/ Sigurimi vullnetar, sa nevojiten për plotësimin e viteve të punës

Qytetarët që kanë mbushur moshën për pension, por nuk plotësojnë kushtin e viteve të punës, pra që kanë më pak se 15 vite, por...

Këshilli i Ministrave jep “OK”, Ilir Proda në krye të Policisë së Shtetit

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot emrin e Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit. Pas propozimit të ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha,...

Vjen në Shqipëri Festivali i Indisë! Çelet ekspozita ”Odisea e Arkitekturës së Indisë”

Për herë të parë organizohet në Shqipëri "Mini Festivali i Indisë", një ngjarje që do të shfaqë dy aspekte spektakolare të kulturës indiane: kuzhinën...

Lajme të tjera

Web TV