Riatdhesimi i shqiptarëve që ndodhen në SHBA, ja ku mund të prenotoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Riatdhesimi i shqiptarëve që ndodhen në SHBA do të bëhet me itinerarin Nju Jork-Romë-Tiranë,” deklaroi  ambasadorja shqiptare në SHBA Floreta Luli-Faber.

Në datën 29 prill do të bëhet nisja nga aeroporti JFK nëpërmjet kompanisë AlItalia, që mbërrin në Romë në datën 30 prill.

Më pas mes Air Albania do të bëhet udhëtimi drejt Tiranës, për t’u drejtuar menjëherë drejt hoteleve të karantinës.

Njoftimi i ambasadores:

Nisja me datën 29 prill pasdreke nga Aeroporti JFK nëpërmjet kompanisë Alitalia (fluturim komercial) që mbërrin në Romë më datë 30 prill.

Fluturimi tjetër drejt Tiranës përmes Air Albania (fluturim riatdhesimi) arrin në Tiranë po me datën 30 prill në darkë dhe prej andej udhëtarët do të drejtohen menjëherë drejt hoteleve ku do kryhet karantina.

Duke marrë shkas nga informacionet tuaja mbi vështirësinë e prenotimit të biletave, si edhe për ta bërë sa më të lehtë procesin e riatdhesimit që ka marrë përsipër Qeveria Shqiptare, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC, kanë punuar intensivisht për të bërë të mundur ofrimin e këtij udhëtimi përmes një operatori dhe në një paketë të vetme. Kjo paketë do të përfshijë udhëtimin nga Nju Jorku drejt Shqipërisë, perfshirë dy javët e qëndrimit në karantinë.

Shumë nga ju do duhet të kenë nëvojë që të presin dhe biletat e brendshme në USA për të arritur në aeroportin JFK në kohën e duhur. Për të bërë pronotimet, ju lutem komunikoni sa më parë me:

Email : info@globustravelusa.com

Mob : ( 551 ) 265 6279

Mob : ( 914 ) 400-9602

Numri i vendeve është i limituar, prandaj ju lutem shpejtoni! Ju urojmë udhëtim të mbarë!?”

Të fundit

Gjesti sheh intervistën e Xhenetës për të, Egli: Po tërhiqem nga ky raport

Deklaratat që Xheneta ka dhënë për lidhjen e saj me Gjestin, gjatë intervistës së saj në Fan Club, produksioni...

Rama bën ‘për ujë të ftohtë’ Artur Metanin: Mos bëjnë gabim të marrin telefonin tim…

Kryeministri Edi Rama: Këto janë lehtësisht të provueshme. Altin Dumani të kërkojë gjurmët e Toyota Jaris dhe tia thotë bufit të kënetes. E fundit që kam...

“Tatimin mbi të ardhurat”/ Ndryshon udhëzimi

Ndryshon udhëzimi për zbatimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Sipas ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, për mbajtjen e tatimit...

Financimi për Drejtësinë, Rama kritikon ministrin: Ku kanë shkuar paratë Ulsi?

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka pas arrestimit të kryebashkiakur Erion...

“Në atë roman 400 faqesh nuk ka prova”, Rama: Të thuash blerje online 800 mijë euro…

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pëe akuzat e SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Rama: E vërteta shkelmohet...

Lajme të tjera

Web TV