Johnson thyen protokollin, zbulon sëmundjen nga e cila vuante mbretëresha Elizabeth II

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka ngjallur një reagim të ashpër pasi shkeli protokollin mbretëror duke zbuluar në librin e kujtimeve të tij se mbretëresha Elizabeth II kishte kancer në kocka para vdekjes së saj.

Libri i i cili do të dalë më 10 tetor thuhet se ka disa fragmente ku rrëfen ditët e fundit të Mbretëreshës në Balmoral Castle në Skoci.

Johnson zyrtarisht dha dorëheqjen vetëm dy ditë para vdekjes së Elizabeth II në shtator 2022, dhe në vitet që pasuan, ka pasur spekulime intensive për mënyrën se si ajo vdiq.

“Unë e di për një vit ose më shumë se ajo kishte një formë të kancerit të kockave dhe mjekët e saj ishin të shqetësuar se në çdo moment ajo mund të shkonte në një rënie të shpejtë,” thuhet në një fragment.

Dëshmia e Johnson është treguesi i parë publik nga një ish-zyrtar i lartë i qeverisë për atë që mund të ketë qenë shkaku i vdekjes së Mbretëreshës. Ndërkohë certifikata e saj e vdekjes rendit fjalën “pleqëria” si shkak./e.t

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjashtë-javor....

Lajme të tjera

Web TV