Konjufca: Serbia vepron si Rusia, sulmi në Banjskë identik me pushtimin e Krimesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sulmi terrorist i një viti më parë në Banjskë, nga paramilitarët serb, ishte skenar identik me pushtimin rus të Krimesë në vitin 2014.

Këto komente Konjufca i bëri gjatë konferencës ndërkombëtare “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane”, të organizuar nga Instituti për Studimet e Luftës Hibride “Octopus”.

“Sulmi terrorist që ndodhi ndaj Kosovës në Banjskë vitin e kaluar, ishte një replikë identike e sjelljes agresore të Rusisë kundër Ukrainës. Trupat paramilitare serbe të trajnuar nga ushtria serbe, të pajisur me arsenal luftërat të Ministrisë serbe të Mbrojtjes dhe me zbatimin e aspiratës së Beogradit për ta ndarë Kosovën, e synuan në mënyrë të hapur dhe mënyrë luftarake aneksimin e pjesës veriore të Kosovës, me ç’rast në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit në luftë me këtë grup paramilitar e dha jetën rreshteri i PK-së, Afrim Bunjaku”, ka thënë Konjufca.

Ai ka shtuar se pasojat e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës kanë ndikuar në Kontinentin Evropian në paqe e siguri, në politikë e gjeopolitike, më shumë se sa në luftën e dytë botërore.

“Kur agresion rus në Ukrainë i ka mbushur dy vite e gjysmë, si një përpjekjeje e Rusisë për ekspansionin klasik territorial mbi Ukrainën, pasojat e një agresioni të tillë kanë ndikuar në Kontinentin Evropian. Për shkak të mos dhënies së një përgjigje të vendosur në vitin 2014 ndaj pushtimit të Krimesë, por trajtimi i Rusisë si partner despotik, Evropa sot po ballafaqohet me një luftë që nuk ka të bëjë vetëm me fatin e Ukrainës si shtet dhe ukrainaseve si komb, por kjo luftë përbënë edhe një betejë vendimtare për rendin demokratik në Evropë që u ndërtua pas rënies së perdes së hekurt në vitin 1989”, tha Konjufca.

Lexo edhe :  Mitsotakis pro integrimit të Shqipërisë në BE, por me një kusht

Kryeparlamentari tutje shtoi se në kontekstin rajonal dhe ballkanik agresioni pushtues i Rusisë në Ukrainë e paraqet aktin e parë të një strategjie të desbtalizimit më të gjerë të Evropës, ku sipas tij natyrisht Ballkani në qendër të vetme me Serbinë si një zgjatim të Rusisë do të ishte kapitulli i dytë i kësaj strategjie

“As Rusia as Serbia nuk kanë hequr dorë nga kjo strategji. Ky termi “Bota Serbe” që u prezantua zyrtarisht nga autoritetet e Serbisë është një kopjim identik i “Botës Ruse” që Putini e ka shpjeguar më herët”, tha Konjufca.

Konjufca shtoi se Serbia i ka shërbyer Rusisë në luftën e saj për destabilizmin e Evropës, duke e mbajtur Ballkanin në tension përmes aspiratave të saj të hapura në tri shtete Bosnje e Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi. S.B

Të fundit

67-vjeçari preu dorën dhe humbi jetën, arrestohet pronari i fabrikës së vajit të ullirit

Policia ka arrestuar pronarin e një fabrike të prodhimit të vajit të ullirit, pasi një 67-vjeçar humbi jetën pasi...

Shkon në shkon në pesë numri i viktimave! Scholz mbërrin në Magdeburg

Numri i të vdekurve nga sulmi në Magdeburg ka shkuar në 5. Sipas mediave gjermane janë mbi 205 të plagosur, mes të cilëve rreth dyzet...

Temperatura minimale deri në -6 gradë! Parashikimi i motit për fundjavën që na pret

Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin tonë do të vijojë deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në relievet...

Rrugët drejt juglindjes në kaos, autoritetet apelojnë për kujdes

Gjatë fundjavave dhe ditëve të festave, aksi rrugor nacional Elbasan-Tiranë është i ngarkuar me trafik. Në ditë festash, për shkak të vizitorëve që udhëtojnë drejt...

Frederik Ndoci: Parashqevi Simakun e takova në 2007, ishte me të birin!

Ai u shpreh se me këngëtaren njihen prej shumë vitesh dhe se kanë ndarë dhe skenën së bashku, ndërsa tregon se kanë pasur miqësi....

Lajme të tjera

Web TV