Koronavirusi/Mjekët zbulojnë se sa rrezikoni të vdisni nëse përfundoni në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 80 për qind e njerëzve e kalon koronavirusin pa simptoma të rënda, por nga ana tjetër kjo sëmundje ka treguar se është mjaft serioze. Nga koronavirusi mund të përfundoni në spital dhe të luftoni për jetën gjithashtu.

Më shumë se 200 mijë njerëz në gjithë botën kanë vdekur nga pasojat e koronavirusit, mirëpo pyetja që ngrihet është se cilët njerëz që kanë simptoma të rënda rrezikojnë të vdesin.

Dr. Sarah Jarvis, në tekstin për Patient Açess, thekson që është me rëndësi të keni parasysh që shumica e njerëzve më parë do të shërohen sesa do të vdesin, shkruan Express.

– Analizat nga statistikat e ndryshme të 37 shteteve sugjerojnë që edhe njerëzit me pasqyrën më të rëndë klinike raporti i vdekshmërisë është rreth 1,4 për qind, pra 1 në 300 te njerëzit më të rinj se 60 vjeç, 1 në 15 ndër personat më të moshuar se 60 vjeç dhe 1 në 7 ndër personat më të moshuar se 80 vjeç.

Statistikat tregojnë se cila është mosha e njerëzve që rrezikohet më shumë nga koronavirusi pasi kanë kaluar një situatë të rëndë klinike të vendosur në kujdes intensiv.

Nën moshën 40 vjeç – 5 për qind;

40 deri 49 vjeç – 6,3 për qind;

50 deri 59 vjeç – 12,2 për qind;

60 deri 69 vjeç – 27,4 për qind;

70 deri 79 vjeç – 43,2 për qind;

Mbi 80 vjeç – 70,9 për qind.

Dr. Jarvis thotë se katër nga pesë njerëz do të kenë një gjendje të zbutur klinike dhe mund shërohen brenda prej 2 javësh. Nga ana tjetër, sipas studiuesve edhe pse jeni të rinj nuk do të thotë se nuk jeni të rrezikuar.

Të fundit

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi...

Breshëria e kallashnikovit në Fushë Krujë, babai i Mond Vogës: E di kush e ka bërë

Babai i Mondi Vogës, personi që ka në pronësi lokalin në Fushë Krujë ku mëngjesin e së premtes u qëllua me breshëri kallshanikovi, ka...

Historike! Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

Shqipëria do të presë e Samitin e NATO-s, në vitin 2027, duke shënuar herën e parë në historinë e vendit tonë që Tirana do...

Vila, makina e truall, 45-vjeçarit nga Gjirokastra i sekuestrohet pasuria

Një mori pronash, përfshirë këtu godina banimi dhe truall toke, por edhe makina, i janë sekuestruar një 45-vjeccari nga Gjirokastra. Operacioni për sekuestron e pronave...

Qielli shqiptar është kthyer në rrugën e re të ekonomisë

Shqipëria, vendi i detit dhe maleve, po ndryshon lojën. Qielli mbi ne është kthyer në rrugën e re të ekonomisë, ku fluturimet drejt Tiranës...

Lajme të tjera

Web TV