Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Vota e Diasporës, Balla: Një moment historik, proces i garantuar për sigurinë e votës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vota e Diasporës, Balla: Një moment historik, proces i garantuar përsa i përket sigurisë së votës. Veprimet e dhunshme të Opozitës janë me porosi të Berishës dhe synojnë dëmtimin e imazhit të vendit

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëherësh edhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, deklaroi se është arritur një moment historik për diasporën shqiptare, duke i mundësuar atyre të votojnë nga jashtë përmes postës.

Në një intervistë në A2 CNN, ministri Balla, duke folur për rëndësinë e votës së Diasporës, theksoi se është e rëndësishme të ketë një pjesëmarrje sa më të madhe për të festuar këtë moment historik dhe për t’i përfshirë shqiptarët jashtë vendit në vendimmarrjen politike.

“Është ndrequr një gabim historik që u jep mundësinë shqiptarëve jashtë vendit të shprehin vullnetin e tyre politik përmes votës. Shqiptarët kudo që ndodhen, nëse kanë një dokument biometrik të vlefshëm të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, do të mund të regjistrohen në një portal të KQZ-së dhe të votojnë përmes postës. Procesi është mjaft transparent, një process sipas standarteve më të mira të të gjitha vendeve dhe një proces i certifikuar në aspektin e sigurisë,” u shpreh ministri Balla.

Sa i përket vizionit të qeverisë shqiptare për Shqipërinë 2030, Balla nënvizoi se kjo nismë është një hap drejt realizimit të synimit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Lidhur me aktet e fundit të opozitës, ministri Balla u shpreh se këto veprime të dhunshme janë me porosi të Sali Berisha dhe krijojnë një imazh të keq për Shqipërinë në sytë e botës tani që jemi shumë më afër anëtarësimit në BE.

“Në 6 dhjetorin 2022 Shqipëria mirëpriste Samitin e Udhëheqësve të Europës dhe Sali Berisha thërriste protestë. Nuk është e rastësishme që sa herë Shqipëria është para një momenti historik në atë që është rrugëtimi drejt anëtarësimit në BE, Berisha porosit dhunë. Si dje dy javë, ne do të kemi Konferencën e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE që është moment historik, pas një vendimmarrje të Bashkimit Evropian për të mos penalizuar vendin tonë dhe për ta ndarë nga Maqedonia e Veriut. Ky është një konteksti më i vështiri në 6 vitet e fundit për BE dhe më i miri për Shqipërinë në gjithë këto vite. Opozita ka vendosur që këtë moment historik ta dëmtojë sipas tyre me atë që po ndodh”, theksoi Balla.

Lexo edhe :  4 emrat e mundshëm për drejtor të Policisë së Shtetit, ja kur vendos kryeministri Rama

Duke sjellë në kujtesë kohën kur Partia Socialiste mbante grevë urie, Balla tha: “PS nuk ka tentuar t’i vërë flakën Parlamentit, ka bërë grevë urie. Kam qëndruar aty 19 ditë dhe kemi bërë një grevë model që nuk bëhet më kurrë, as unë personalisht s’do e bëja dot më sepse kam dalë i sëmurë nga ajo grevë. Metodë model proteste. Jemi në një situatë ku disa rrogtarë të shtetit i vënë flakën karriges që ia keni dhënë ju. Unë jam përjashtuar nga Kuvendi kur i kam thënë Sali Berishës, zotëri je mirë? Ai më fyente mua me libër shpie. Ky që përdorte atë gjuhë harbute nuk dënohej”.

Të fundit

Elton John: Jam 77 vjeç dhe nuk kam qenë kurrë i lumtur

Relativiteti i lumturisë, o fakti në ekziston apo jo, ka qrnë gjithnjë pikëpyetje sidomos mes njerëzve të famshëm që...

Kate Middleton bëhet “e gjallë”, publikon historinë prekëse të 16-vjeçares me kancer

Kate Middleton ka postuar, për herë të parë pas pak kohësh, dy fotografi të saj në llogarinë e saj zyrtare në Instagram me Princin...

Fero fitoi kujdestarinë e vajzës, reagon Arbenita Ismajli: Do e kuptojë se cili është…

Modelja Arbenita Ismajli dhe Fero kanë qenë në qendër të mediave rozë për shkak të ndarjes e më pas ‘luftës’ për kujdestarinë e vajzës....

Tefta Ago, mamia e ishullit të Sazanit që priste foshnjat në det të hapur

Për të gjithë ju që ende sot që jeni të lirë nuk dini të vërtisni as veten në rast se deti egërsohet pak, po...

Pas 11 vitesh, Mikael Shumaker shfaqet për herë të parë në dasmën e vajzës së tij

Gruaja e Mikael Shumakerit, Korina, ka ruajtur gjithnjë me shumë rreptësi detajet e gjendjes së legjendës së Formulës 1 për më shumë sesa një...

Lajme të tjera

Web TV