Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Protesta e 7 Tetorit, revoltë apo “shëtitje në bulevard”?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të hënën opozita ka thirrur protestë kombëtare, duke premtuar se nuk do të jetë si herët e tjera, si nga masiviteti ashtu edhe vendosmëria. Skenarët janë për një revoltë në bllokim rrugësh në disa akse të Tiranës. Kreu i PD-së Sali Berisha dhe ai i PL-së, Ilir Meta, nxisin qytetarët për një revoltë kundër qeverisë Rama. Me fjalime të ashpra dhe paralajmërime të forta, Berisha përshkruan protestën si fillimin e një kryengritjeje që synon rrëzimin e një “narkoshteti” dhe vendosjen e një qeverie teknike. A do të jetë ky një moment kthese për opozitën, apo një përshkallëzim i tensioneve politike që mund të përfundojë në dhunë?

Protesta e shumëpërfolur e 7 tetorit, thirrur nga liderët e opozitës Sali Berisha dhe Ilir Meta, është duke u përgatitur si një ngjarje madhore me potencialin për të ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve politike në Shqipëri. Të paktën kështu është perceptuar nga opozita që nuk ka dhënë shumë detaje se si do të procedohet ditën e hënë. Edhe pse ishte lajmëruar një aksion opozitar nga e djathta, burgosja e deputetit demokrat Ervin Salianji e solli më shpejtë në kohë reagimin. Në protestat e mëpoarshme skenarët kanë qenë të njëjtë, ku qytetarët mblidheshin përpara kryeministrisë dhe pas fjalimeve të drejtuesve politik të opozitës shpërndaheshin paqësisht. Këtë herë pritet të jetë ndryshe, kjo nisur edhe nga situate në të cilën ndodhet opozita pas dënimit me një vit burgim të deputetit të PD-së Ervin Salianji. Deputetët e PD-së në dy seancat e fundit kanë dhënë qartësisht mesazhin me rëvoltë në sallën e Kuvendit ku nuk ka munguar zjarri dhe përplasja fizike. Në një konferencë për mediat të mbajtur dje, Berisha e përshkroi këtë protestë si “dita e kthesës së madhe,” duke i bërë thirrje mbështetësve të Partisë Demokratike dhe qytetarëve nga çdo cep i vendit që të vijnë në Tiranë për të marrë fatet e tyre në dorë. Sipas tij, kjo është një protestë ku qytetarët do të jenë protagonistë, ndërsa politikanët do të qëndrojnë në plan të dytë. Berisha ka theksuar se 7 tetori nuk është një ngjarje e izoluar, por fillimi i një fushate të përhershme për të çuar përpara kërkesën e opozitës për një qeveri teknike. Në fjalimin e tij, ai vuri në dukje se qeveria aktuale e Edi Ramës e ka deformuar demokracinë dhe procesin zgjedhor, duke e shndërruar atë në një farsë. Berisha shprehu bindjen se vetëm një qeveri teknike mund të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një aspekt kyç në retorikën e Berishës ishte përdorimi i zjarrit për të përshkruar revoltën. Në deklaratat e tij, ai nënkuptoi se kjo protestë është zjarri që do të ndezë të gjithë procesin e përshkallëzuar të opozitës për të rrëzuar qeverinë aktuale. Zjarri, sipas tij, është  zemërimi i qytetarëve të revoltuar nga politikat e qeverisë, korrupsioni i përhapur dhe transformimi i Shqipërisë, sipas tij, në një “narkoshtet.” Berisha gjithashtu e bëri të qartë se, edhe pse vetë nuk do të jetë fizikisht i pranishëm në protestë për shkak të arrestit të tij shtëpiak, ai do të jetë shpirtërisht pranë çdo qytetari që do të dalë në rrugë për të kundërshtuar qeverinë. “Unë do të jem në krah të çdo protestuesi,” u shpreh ai, duke theksuar vendosmërinë e tij për të çuar përpara revoltën pavarësisht kufizimeve fizike. Nga ana tjetër, Berisha paralajmëroi me tone të forta forcat e rendit që të shmangin çdo lloj provokimi ndaj qytetarëve. Ai bëri një thirrje të qartë ndaj policisë që të qëndrojë larg përplasjes me protestuesit, duke nënvizuar se çdo lloj provokimi do të kishte pasoja të rënda. “Mjerë ai që provokon qytetarët dhe zemërimin e tyre,” paralajmëroi Berisha, duke i drejtuar fjalët e tij veçanërisht ndaj atyre që ai i quan “narkokomisarë” dhe “narkopolicë,” që sipas tij janë të lidhur me qeverinë Rama. Një tjetër figurë kyçe në këtë protestë është edhe Ilir Meta, lideri i Partisë së Lirisë, i cili gjithashtu ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve në protestën e 7 tetorit. Edhe 13 vite më pas, Berisha i qëndron akuzave ndaj Edi Ramës, në atë kohë lider i opozitës në protestë e sot kryeministër. “21 janari u ndërtua mbi një mashtrim, falsifikim dhe etje gjakësore për pushtet të Edi Ramës dhe bandës së tij.”, tha ai. Sot në opozitë, e në prag të një proteste të paralajmëruar, Sali Berisha thotë se 7 tetori nuk do të ketë asgjë të ngjashme me 21 janarin, edhe pse thotë se do të përdoret çdo mjet i mos-bindjes civile. “Ajo që qytetarët do bëjnë ditën e hënë, do të tregojnë guximin, do shprehin revoltën e tyre me të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Pra, paralelizma, e para shkon drejt të shkuarës, kjo e dyta shkon drejt të ardhmes” , tha ai. Meta dhe Berisha janë të bashkuar në këtë betejë politike, duke e konsideruar qeverinë aktuale të paaftë dhe të korruptuar. Protesta e 7 tetorit vjen në një moment të ndjeshëm politik për Shqipërinë, ku akuzat për korrupsion dhe kapjen e shtetit, sipas tyre, janë bërë më të shpeshta dhe qytetarët po përballen me një gjendje të tensionuar sociale dhe ekonomike. Nëse kjo protestë do të sjellë ndryshime të vërteta apo thjesht do të jetë një tjetër episod i përplasjeve politike në vend, mbetet për t’u parë. Nisur nga skenarët e m,undhsëm që mund të shoqrohet me incidente, policia e Tiranës ka nisur planin e masave, ku pjesa më e madhe do të përqëndrohet në godinën para kryeministrisë, ndërsa situate mund tu dalë jashtë kontrollit nëse protestuesit shkëputen në grupe të vogla dhe bllokojnë rrugët në zona të ndryshme.

Lexo edhe :  Spiropali: Barazia gjinore, jo çështje e grave, por faktor drejt progresit

 

Të fundit

Durrës, qarku ku mund të shtohet një mandat parlamentar

Eduart Zaloshnja (Analizë në kuadrin e një cikli paraprak analizash elektorale për 12 qarqet e Shqipërisë) Rritja e numrit të shtetasve...

Vëllai i tij feston sot ditëlindjen, Jul Deda prek me dedikimin: Je për çmim Nobel

Aktori i njohur shqiptar, Jul Deda, ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale, duke uruar vëllain e tij, Mario Dedën, për ditëlindje....

VIDEO/ Tragjike në Turqi, adoleshenti vret dy vajzat në pak minuta, më pas vetëvritet

Turqia është tronditur nga një krim makabër pasditen e së premtes pasi dy vajza 19 vjeçare u vranë brenda pak momentesh në Stamboll, ndërsa...

Bejruti kthehet në zonë lufte, Izraeli mund të sulmojë zonat bërthamore në Iran

Izraeli nuk i ka dhënë garancitë e kërkuara administratës Biden, se nuk do të godasë zonat bërthamore në Iran, në raprezaljen e paralajmëruar për...

Dogji gruan me benzinë, Gjykata e Korçës lë në burg Bledar Trëndafilin

Ditën e sotme në Gjykatën e Korçës u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 45-vjeçarit Bledar Trëndafili, i cili u arrestua...

Lajme të tjera

Web TV