“Mund të zgjasë me ditë të tëra…”, Korreshi jep detaje mbi protestën e opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, në një lidhje direkte dha detaje mbi protestën e opozitës të datës 7 tetor.

“Jam i bindur që nëse ka një njeri që e ka të fokusuar mirë situatën ku ndodhet Shqipëria, ky është Edi Rama. Ai bën sondazhe për çdo gjë, çdo javë apo 3-4 ditë. Nga sondazhet ka parë se nuk i kalon kurrë 66-67 mandate dhe prandaj po i kërkon të gjithëve llogari.

Njerëzit janë mërzitur me të dhe këtë mllef të akumuluar ne duhet t’ia bëjmë prezent Ramës. Mund të jetë një protestë që mund të zgjasë me ditë të tëra. Nuk ka orar kjo protestë. Mund të zgjasë me ditë të tëra, në varësi të situatave që do të dalin”, tha Korreshi.

“Protesta do të nisë të hënën dhe nuk ka asnjë afat përfundimi. Besoj që do të zgjasë dhe prandaj them që kjo protestë mund të tundë seriozisht themelet, pasi mllefi është i jashtëzakonshëm.

Njerëzit na kanë thënë që nuk vijnë nëse protesta do të jetë një xhiro në bulevard, nja dy fjalime e kaq”, shtoi deputeti demokrat./    S.M

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Renditja momentale e Superiores, lufta për “Final Four” mbetet e hapur

Sot u luajtën dy ndeshje të vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Partizani fitoi në transfertën e Skënderbeut, ndërsa Dinamo ia doli përballë...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Lajme të tjera

Web TV