Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Foshnja 5 ditëshe vdiq në spitalin e Vlorës, babai: Mjekja nuk më tha se ishte sëmurë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një foshnje vetëm 5 ditëshe humbi jetën më datë 4 tetor në spitalin rajonal të Vlorës, në rrethana ende të paqarta. Familjarët kanë ngritur shumë pikëpyetje mbi këtë ngjarje, të cilët po kërkojnë drejtësi për foshnjën e tyre.

Mes lotësh, babai i foshnjës, Neritan Halilaj tregon se si e mori vesh lajmin e kobshëm. Ishte vetë ai që bëri denoncimin, ndërsa në hetim në gjendje të lirë është vendosur mjekja përgjegjëse.

“E çova nusen për të lindur, ndenji 5 ditë në spital nusja dhe ditën e 5 humbi fëmija jetën. Arsyeja nuk e di, e dinë doktoreshat përse. Më mori nusja në telefon, më tha djali është bërë sterr i zi nuk reagon fare, nuk e di arsyen fare. Doktoresha s’më ka thënë asnjë lloj gjëje. Lindi shumë mirë, kam kontaktuar me doktoreshën, kam qenë atje, i kam thënë ka gjë djali. Më tha s’ka asgj , është shumë mirë”, tha Halilaj.

Sipas Halilajt djali ka qenë shumë mirë. Ka qëndruar 4 ditë në spital për shkak se i kishin dal disa puçrra në trup dhe do merrte mjekimin për to. Ditën e pestë do e nxirrnin nga spitali edhe me fletë-dalje nga spitali. Por, fatkeqësisht nuk kanë mundur ta nxjerrin të gjallë prej andej, pasi foshnja 5 ditëshe humbi jetën, ndërsa shkaqet ende nuk dihen.

“Vajta ditën e katërt për ta nxjerrë, më tha do e mbajmë edhe sot dhe nesër do ta nxjerrim. Doktoresha i dha edhe fletëdaljen për të dalë, i bënë gjilpërën e bebit dhe nga ora 11:00-12:00 kishte serumin që po bënte. Më pas me mori nusja në telefon më tha djali nuk reagon fare, pyeste doktorët s’i jepnin përgjigje. Pas pak pyeti doktoreshën dhe i tha djali nuk ka shenja jete. Arsyeja nuk e di”, vijon Halilaj.

Halilaj tregon se e ka lajmëruar bashkëshortja, e cila ka parë djalin e pajetë rrethuar nga doktorët. Në këtë moment, Halilaj tregon se bashkëshortes i ka rënë të fikët dhe kur është përmendur askush nuk i ka dhënë shpjegime. Sipas tij, fajtore është mjekja që i ka dhënë mjekim të gabuar.

Lexo edhe :  Shantazh me emrin e Ervis Martinajt, SPAK vihet në lëvizje pas denoncimit të Bardhit

“Dyshoj se e ka doktoresha të gjithë fajin, se çfarë ka bërë ajo e di. Unë dua të drejtën time. Kur vajta atë ditë në spital, më ka rënë të fikët, nuses i ka rënë të fikët. Asgjë, të më thonte që ka patur këtë lloj problemi. E kemi denoncuar, ka ardhur policia, se çfarë është bërë nuk e di. Diku tek 10 ditë na kanë thënë që do dalë autopsia. Çdo ditë ka thënë djali është shumë mirë, të humbasë foshnja jetën për as 1 orë nuk e di. Dua arsyen. Kush është arsyeja që ky fëmijë e humbi jetën. I dolën ca puçrra të kuqe si çdo fëmijë, edhe do marr një kurim tha dhe do dalë. Diçka është bërë te ilaçet, se ça është bërë e di ajo”, u shpreh Halilaj.

Halilaj ia lë drejtësisë çështjen në dorë, por në të kundërt paralajmëron edhe vetëgjyqësi. Shpresat tek drejtësia i ka të pakta, por shpreson se për këtë rast nuk do të ketë tolerime.

“Nuk e di, nuk më mbushet mendja,. Unë do vazhdoj deri në pikë të fundit derisa ta gjej. Kurrë në botë nuk ia fal një gjë të tillë që më ka bërë. Bashkëshortja është me keq. Mirë djali që humbi jetën, po nusen që i kishte rënë të fikët e se prekën me dorë. Drejtësia të bëjë gjithçka për ta zgjidhur, nëse s’bëjnë do ta zgjidh unë”, tha Halilaj.

Fëmija që humbi jetën ishte fëmija i dytë i familjes Halilaj. Neritani është babai i një vajze 5 vjeçe tek e cila gjejnë forcën për të jetuar dhe vazhduar betejën siç tregon edhe vetë me çdo kusht.

Të fundit

VIDEO/U bllokua në trafik për shkak të protestës së PD-së, gruaja lind foshnjën në makinë

Bllokimi i rrrugëve nga protestuesit e opozitës pasditen e sotme në Tiranë, gati sa nuk rrezikoi jetën e një...

Mbyllet protesta e opozitës/ Demokratët: I kallëm datën qeverisë, aksioni do vazhdojë

Flamur Noka, nënkryetari i PD-së, ishte në krye të protestës së kësaj të hëne, u shpreh se sot ishte dita e para që mosbindja...

FOTO/ Me fasoletë duke fshirë lotët, Flamur Noka ‘në luftë’ me gazin lotsjellës

Protesta e Partisë Demokratike u zhvillua me tensione, ndërsa militantët hodhën motolotovë të shumtë drejt disa institucioneve. Policia në disa raste ka përdorur edhe gaz...

Vijon thyerja e xhamave të reklamave, Bardhi dhe Noka udhëheqin turmën tek Pazari i Ri!

Disa të rinj të maskuar vijuan me thyerjen e xhamave, teksa protestuesit të udhëhequr nga Bardhi dhe Noka po zhvendosen tek zona e pazarit të...

Mosbindja civile, protestuesit bllokojnë edhe ambulancën me sirenën e ndezur

Prej orës 18:00 vijon në rrugët e Tiranës protesta e opozitës, ku deri tani janë hedhur molotov te Kryeministria, selia e PS-së, Ministria e...

Lajme të tjera

Web TV