Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Manastirliu në Komisionin e Edukimit: Ligji ekzistues që në 1994, ngrihet organ kolegjial

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka prezantuar sot në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik projektligjin e ri për “Shkencën dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë”, i cili synon të nxisë dhe zhvillojë shkencën e hapur në vendin tonë.

Manastirliu theksoi nevojën për rishikimin e ligjit aktual të vitit 1994, me synim që të rriten mundësitë për zhvillimin e shkencës dhe kërkimit shkencor në vend. Ky projektligj është në përputhje me parimet e shkencës të Bashkimit Evropian dhe parashikon krijimin e institucioneve të posaçme që do të koordinojnë punën për të nxitur kërkimin shkencor, me qëllim që kjo t’i shërbejë zhvillimit shoqëror.

“Është një projektligj që është dashur gati 2 vjet e gjysmë për t’u konsultuar me grupet e interesit dhe me ekspertë ndërkombëtarë, për të punuar për hartimin e një ligji që reflekton dhe adreson sfidat e kohës, por edhe krijon mundësitë për të pasur një organizim funksional të sistemit të shkencës së hapur, të këtij ekosistemi që sot më shumë se kurrë kërkon mbështetje në shumë dimensione. Në të njëjtën kohë është dhe kërkesë e të gjithë procesit për hyrjen në Bashkimin Evropian, ku në raportin e progresit është vendosur në kapitullin 25 finalizimi i ligjit për ‘Shkencën dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë’, për të zgjeruar bazën e aktorëve të përfshirë në kërkimin shkencor, si një nga prioritetet e zonës europiane të kërkimit,” tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ministrja Manastirliu duke renditur risitë e projektligjit vuri theksin te rëndësia e krijimit të qendrave të ekselencës dhe institucioneve të reja, duke inkurajuar bashkëpunimin ndërinstitucional.

“Disa risi që ka ky projektligj, ku për herë të parë do të kemi një nxitje të zhvillimit dhe karrierës shkencor përmes ngritjes së kapaciteteve të personelit shkencor, bashkëpunimin me kërkues brenda dhe jashtë vendit si dhe mekanizmave të tjerë promovues dhe financues. Hartimi për herë të parë i Kodit të Etikës në shkencë dhe kërkim shkencor, i harmonizuar me kodin evropian të sjelljes për integritet në kërkimin shkencor; financimi i instituteve dhe njësive të veçanta të kërkimit shkencor publike dhe jopublike do të zhvillohet mbi baza konkurruese të programeve apo projekteve kërkimore. Ky ligj parashikon krijimin e “Qendrave të Ekselencës” apo “Njësive të posaçme” me status “Qendër Ekselencë”, që gjithashtu janë struktura dhe mekanizma që nxisin kërkimin shkencor dhe që krijohen për herë të parë me këtë ligj dhe sigurisht nxitjen e bashkëpunimit midis institucioneve të kërkimit shkencor, biznesit, institucioneve publike, shoqërisë civile dhe palëve të tjera të interesuara,” tha Manastirliu.

Lexo edhe :  Rikthehet Maratona e Tiranës/ Veliaj tregon ku mund të regjistroheni

Ministrja Manastiriu tha se projektligji parashikon ngritjen e një Këshilli Kombëtar për Shkencën, duke sqaruar se nuk do të ketë një Ministri të re për shkencën.

“Me këtë projektligji krijohet Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, i cili është një organ kolegjial këshillimor pranë Kryeministrit, që ka për detyrë të përmirësojë veprimtarinë kërkimore shkencore në vend, duke dhënë rekomandime lidhur me fushat prioritare ku kërkohen investime dhe në kuadër të proceseve dhe standardeve të zonës europiane. Ndërsa për çështjen që lidhet me një tjetër pikë të qarkulluar në media në ditët e fundit, ku flitet për një Ministri të re për Shkencën dua të saktësoj se fusha e përgjegjësisë së ministrive realizohet nëpërmjet Vendimit të Këshillit të Ministrave. Fusha e përgjegjësisë për shkencën është e Ministrisë së Arsimit, pra nuk krijohet një Ministri e re”, tha Manastirliu.

Manastirliu tha në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, se projektligji i ri, nuk cënon autonominë e universiteteve, përkundrazi, është një mundësi më shumë për universitetet që ta zhvilloj kërkimin shkencor, edhe përtej mureve të universiteteve.

“Këtu nuk preket aspak autonomia e Universiteteve. Ky ligj nuk mbivendos dhe nuk cënon ligjin për Arsimin e Lartë, përkundrazi, është një ligj, i cili motivon edhe më shumë Institucionet e Arsimit të Lartë të dalin përtej dyerve të universitetit dhe të jenë pjesë e kërkimit shkencor, inovacionit, zhvillimit teknologjik, zhvillimit të vendit përtej mureve të institucionit, përmes kërkuesve shkencorë, pedagogëve, mundësisë që mobiliteti ofron dhe bashkëpunimi me institucione të tjera prestigjioze, të huaja, edhe në kuadër të ndërkombëtarizmit, të japim mundësi që pedagogët të jenë pjesë transferimit të teknologjisë, e parqeve teknologjike, të jenë brenda sistemit të madh të shkencës pa cënuar autonominë e tyre”.

Ky projektligj gjithashtu synon të sigurojë produkte kërkimore shkencore që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik, si dhe identitetin kombëtar. Ai promovon përvetësimin dhe transferimin e njohurive për përfitimin publik, me qëllim rritjen e mirëqenies sociale, zhvillimin teknologjik dhe inovacionin. Projektligji gjithashtu nxit lidhjet ndërkombëtare të kërkuesve shqiptarë, duke forcuar integrimin evropian, krijimin e mundësive të barabarta për personelin shkencor dhe promovimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kërkimore, biznesit dhe shoqërisë civile. Po ashtu, projektligji përfshin regjistrin kombëtar të institucioneve kërkimore dhe rregullon financimin e këtij sistemi. Ky projektligj përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt nxitjes dhe zhvillimit të shkencës, duke garantuar një financim të qëndrueshëm për kërkimin shkencor dhe inovacionin në vend. S.B

Të fundit

Dhunohet barbarisht polici bashkiak në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur së fundmi në qytetin e Vlorës. Mësohet se një polic bashkiak...

U shpall një nga femrat më të bukura në botë, si dukej Bella Hadid para ndërhyrjeve

Bella Hadid u emërua nga shkencëtarët disa vite më parë si gruaja me fytyrën më të bukur në botë. Ata u udhëhoqën nga teoria e...

Basha me Shaip Kamberin: Lugina e Preshevës kërkon mbështetje nga Tirana e Prishtina

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, gjatë qëndrimit në Luginën e Preshevës ditën e sotme, është takuar edhe me deputetin e shqiptar në parlamentin...

Masazhoni skalpin për katër minuta çdo ditë për të shpeshtuar flokët

Një dermatologe ka ndarë armën e saj sekrete për “flokë më të trashë”, që ka të bëjë me një truk që duhet ta bëni. Dr....

Kushërinjtë e ekzekutuan në mes të Athinës, publikohet foto e viktimës Denis Loka

Denis Loka, 28 vjeç, u vra nga kushërinjtë e tij Enis dhe Aleksandros Loka, ngjarje e ndodhur në lagjen Kipseli të Athinës, mbrëmjen e...

Lajme të tjera

Web TV