Opozita me “molotov politik” edhe në Parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetët e Partisë Demokratike pritet që sot të pengojnë në disa forma zhvillimin e seancës Parlamentare. Pas protestës kombëtare të mbajtur këtë të henë, arena e përplasjeve pritet të jetë në kovend, duke mos lejuar deputetët socialistë të futen në sallë.

Përfundimi i mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku kreu i grupit, Gazment Bardhi, shpalli angazhimin e tyre për të qenë të pranishëm sot në Kuvend, thekson një mesazh të fortë opozitar, se ata nuk do e braktisin jetën parlamentare, por nuk do të ndal aksionin opozitar.

“Aksioni opozitar do të vijojë,” tha Bardhi, duke e cilësuar veprimin e mazhorancës ndaj deputetëve të opozitës si “akt provokimi i papranueshëm”. Ai shtoi se “askush nga deputetët tanë nuk i nënshtrohet vendimeve personale të Ramës,” duke e quajtur atë një akt anti-kushtetues. Gazment Bardhi pas mbledhjes me deputetët e opozitës tregoi se do të tentojnë të futen në sallën e seancave plenare, pavarësisht vendimit të Sekretariatit të Etikës të Kuvendit që ka përjashtuar 24 prej tyre.

“Të dënosh deputetët pa ligj, të përjashton gjysmën e grupit të opozitës, të detyrosh ata që në dy muaj të mos ushtrojnë mandatin e tyre, është një akt antikushtetues. Ndaj ne kemi vendosur që të mos i nënshtrohemi dhe ne do jemi të gjithë në seancë”. Sa i përket pjesëmarrjes në komisionet parlamentare, Bardhi deklaroi se nuk ka një vendim për bojkot.

“Ne nuk kemi shpallur asnjë bojkot, e kemi thënë që rast pas rasti sa herë që çmojmë që ka çështje për interes publik do të jemi aty për t’i shpërbyer publikut. Por ne nuk jemi aty për të bërë kuorumin deputetëve të PS, meqë nuk shkojnë ata të bëjmë kuorumin.” Opozita është e vendosur që të shfaqë forcat e saj sot në seancën plenare, pavarësisht rrezikut të përballjes me një masë të madhe policore.

Lexo edhe :  Vangjel Dule i kërkon Berishës, Vlorën

Bardhi theksoi se “Rama mund të na vërë përballë ushtrinë e policinë, por një Kuvend në një vend kandidat për në BE që pengon deputetët e opozitës të hyjnë në vendin e punës, shfaq në sytë e të gjithëve tiparet e vërteta të shtetit që po ndërton Rama.”Të hënën e kaluar, deputetët e PD dogjën karriget në oborrin e Kuvendit si një akt proteste për pezullimin e 24 deputetëve të tyre nga Sekretariati i Etikës.

Ndërsa të enjten, ata nuk u lejuan të hyjnë në godinën e Kuvendit, duke shkaktuar trazira dhe përplasje me Gardën e Republikës. Ky kontekst tensioni është i rëndësishëm edhe për shkak të pranisë së Erdogan në Tiranë.

Vizita e tij, që përfshin takime me liderët shqiptarë dhe inaugurimin e një xhamie, sjell një element të rëndësishëm për diskutim. Opozita e shfrytëzon këtë moment për të theksuar rëndësinë e forcimit të demokracisë dhe të institucioneve të saj, duke bërë thirrje për një dialog të hapur dhe për respektimin e të drejtave të deputetëve të saj.

Ajo që pritet të ndodhë sot do të ketë rëndësi të madhe për ecurinë e politikës shqiptare në këtë periudhë të tensionuar, duke e vendosur opozitën përballë një prove të rëndësishme, por gjithashtu duke shprehur vullnetin e saj për të qëndruar e bashkuar dhe për të vazhduar aksionin e saj përballë pengesave.

Opozita duket e vendosur të tregojë se, pavarësisht sfidave dhe tensioneve, ajo mbetet një forcë e rëndësishme në politikën shqiptare, e cila është e gatshme të luftojë për të drejtat e saj dhe për transparencën në qeverisje.

Opozita shpreson të japë një mesazh të qartë për mbështetësit e saj dhe për qytetarët shqiptarë se ajo nuk do të pranojë të heshtë përballë veprimeve që ajo i sheh si të padrejta dhe të papranueshme.

Të fundit

Deputetët të deklarojnë kush përdor Sky ECC

Deputetët e Partisë Demokratike kanë propozuar një nismë që kërkon vetëdeklarimin e deputetëve dhe ministrave për përdorimin e platformës...

Rama: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë një dalje për median ku ju ka kërkuar emigrantëve që të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e...

Mundësi të shkëlqyera për sukses…Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të shtunën dita premton të jetë pozitive, me Marsin që ju jep energji dhe vendosmëri. Në dashuri...

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin veriun me pjesën tjetër të...

Lajme të tjera

Web TV