Rama: Mbështesim armëpushimin në Gaza, zgjidhja përmes dy shteteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për mediat me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha Shqipëria nuk mbështet asnjë lloj terrori dhe terrorizmi.

Në këtë kuadër, Rama duke përmendur Hamasin si organizatë terroriste, tha se Shqipëria mbështet krijimin e dy shteteve atë të Palestinës dhe Izraelit, ku nuk mund të ketë vend për organizata terroriste që kërcënojnë apo venë në diskutim ekzistencën e tyre.

Rama tha se ne bashkëndajmë me Presidentin Erdogan që populli palestinez të jetojë i lirë në shtetin e tij, por për ne terrori është i patolerueshëm.

“Kemi votuar në Asamblenë e OKB për një armëpushim në Gaza, i cili patjetër duhet të shoqërohet me lirimin e të gjitha pengjeve, por Hamasi dhe çdo burim tjetër terrori nuk ka vend. Izraeli dhe Palestina dy vende që duhet të jetojnë të sigurta dhe askush nuk duhet të vërë në diskutim ekzistencën e tyre”, tha Rama.

Gjithashtu ai u shpreh se me Presidentin Erdogan kishte diskutuar edhe lidhur me Ukrainën, që e konsideroi një çështje që diskutohet sot në çdo nivel në të gjithë Botën. S.B

Të fundit

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për...

PSG prezanton transferimin e Kvaratskhelias, gjeorgjiani pozon me menaxheri. shqiptare

Ylli gjeorgjian Kvicha Kvarsakhelia u prezantua ditën e sotme në radhët e gjigantëve të PSG-së ku firmosi kontratën deri në vitin 2029, ku do...

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.  Problemi është...

Lajme të tjera

Web TV