Përurohet shkolla Musine Kokalari/ Veliaj: Kombinati me shkolla më të mira se qendra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nxënësit e shkollës “Musine Kokalari” mësojnë në kushte të reja dhe bashkëkohore, pas rindërtimit nga Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e programit “EU4Schools”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP Shqipëri. Në përurimin e shkollës morën pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Shefi i Bashkëpunimit pranë BE, Hubert Perr, Zv. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nina Guga dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP Albania, Monica Merino, si dhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj tha se Kombinati është transformuar totalisht me një buqetë shkollash me standardet më të mira. “Ky është një projekt, të cilin e kemi pasur shumë për zemër. Më vjen mirë që Kombinati është transformuar totalisht. Tani do hedhim shortin për banesat e reja tek lagjja e re. Fakti që sot kemi shkolla si “Musine Kokalari”, “Myslym Keta”, që i kemi bërë me BE dhe miqtë e PNUD-it, kemi “Lasgush Poradecin”, “Betim Muçon”, krejt papritur i kanë zili edhe ish Blloku dhe qendra e Tiranës. Presim të nisim punë për shkollat “11 Janari” dhe “Petro Nini Luarasi”, të cilat vërtet janë në ish Bllok, por janë ndërtuar në vakt, e sigurisht janë amortizuar. Papritur, Kombinati ka shkolla shumë më të mira se qendra e Tiranës dhe mund të themi më të mirat në Republikë. E vetmja aspiratë që kemi është të shohim rezultatet. Sa më lart të dali shkolla në rezultate, edhe BE, edhe miqtë e PNUD-it, edhe ne të bashkisë, edhe Ministria, thonë: Ia vlejti stresi, sherri, shamataja, ato debatet e vogla, cic-micet e politikës. kur shohim që fëmijët kanë rezultate spektakolare”, u shpreh Veliaj.

Shefi i Bashkëpunimit pranë European Union in Albania, Hubert Perr tha se është shumë i lumtur që po dorëzojnë një godinë të re për 750 fëmijët e shkollës “Musine Kokalari”. Ai vlerësoi partneritetin me qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës, për realizimin e projektit. “Jemi shumë të lumtur që jemi këtu për t’iu dhënë një shtëpi të re, fantastike, 750 fëmijëve që meritojnë të mirëpriten në një ndërtesë kaq të bukur, me standardet e Bashkimit Europian. Kjo është pjesë e programit të BE-së “EU for schools” dhe unë dua të falënderoj partnerin tonë, UNDP-në, për punën fantastike që kanë bërë për të zbatuar këtë program, si edhe partneritetin me qeverinë shqiptare dhe bashkinë, që në këtë rast e bëtë këtë projekt realitet. Kjo është një nga 7 shkollat që kemi rindërtuar në Tiranë”, deklaroi Rupert.

Lexo edhe :  Nga hetimi për 21 Janarin tek shkatërrimi i grupeve kriminale dhe arrestimi i deputetit

Nga ana e saj, përfaqësuesja e UNDP, Monica Merino falenderoi kryebashkiakun dhe Bashkinë e Tiranës, duke theksuar se pa mbështetjen e tyre, kjo shkollë nuk do të ishte mundësuar. “Jam shumë e lumtur që ndodhem sërish këtu sot, për të dorëzuar një tjetër shkollë në Tiranë. Ne jemi shumë krenarë që dorëzojmë këto shkolla kaq të bukura dhe mendoj se kjo tregon menaxhimin domethënës të BE-së për gjeneratat e reja në Shqipëri. Gjithashtu dua t’i shpreh mirënjohjen Bashkisë së Tiranës, kryebashkiakut dhe ekipit të tij, sepse pa mbështetjen e tyre kjo shkollë nuk do të ishte mundësuar”, deklaroi Merino.

Kjo shkollë është një investim nga programi EU4Schools, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP. Me rindërtimin e kësaj shkolle nxënësit, fëmijët dhe mësuesit kanë lënë pas mësimin me dy turne dhe e kanë nisur vitin e ri shkollor në “shtëpinë e tyre” në mjedise tërësisht bashkëkohore dhe dinjitoze për zhvillimin e procesit mësimor sikurse në vendet e Bashkimit Evropian. S.B

Të fundit

Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese

Të gjitha shenjat e zodiakut kanë përjetuar ulje-ngritjet e tyre në vitin 2024, por viti i ri sjell një...

WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues të alkoolit të mbrojtur nga...

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

Lajme të tjera

Web TV