Abuzoi me të miturën prej gushtit 2019, zbardhet dosja e plotë e pedofilit të Fierit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në media zbardhur dosja e plotë e pedofilit të Fierit, Leonidha Rapushi, që abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur në një nga fshatrat e këtij qyteti.

Mësohet se nëna dhe gjyshja e të miturës kishin dijeni për abuzimin, por nuk denoncuan në polici. Psikologia e shkollës njoftoi uniformat blu sapo mësoi historinë e abuzimit seksual. Zbardhet komunikimi me sinjale mes pedofilit dhe vajzës së mitur.

 Nxënësja R.B, është abuzuar seksualisht qysh prej muajit gusht 2019 nga personi i arrestuar dhe tashmë mbyllur në burg nga gjykata e Fierit. Por megjithëse abuzimi seksual ndaj vajzës dihej edhe nga nëna e të miturës, ajo nuk ka denoncuar ngjarjen në polici, për shkak të frikës se komshiu i tyre Leonidha Rapushi, do i bënte diçka të keqe vajzës së saj.

Dijeni për abuzimin seksual ka pasur dhe gjyshja e të miturës, e cila që prej muajit gusht 2019 thotë se ka survejuar Leonidhën disa herë dhe e ka parë që i jepte mbesës së saj çokollata në mënyrë që ta afronte.

Gjithçka është zbuluar nga psikologia e shkollës ku vajza studion, më të cilën ka marrë kontakt nëna e R.B, duke i treguar për abuzimin seksual ndaj vajzës së saj. Psikologia sapo ka mësuar këtë skandal pedofilie, ka njoftuar menjëherë policinë e Fierit, e cila më pas ka marrë kontakt me nënën dhe vajzën e mitur me inicialet R.B.

Në rrëfimin e saj para policisë, R.B ka treguar se Leonidha Rapushi, ka abuzuar seksualisht me të që prej muajit gusht e në vijim. Herë pas here Leonidha, i tregonte ornanin seksual dhe i ka kërkuar të zhvishet dhe të kryejë marrëdhënie seksuale dhe seks oral tek ajo.

Lexo edhe :  PD rrezikon mandatin në Lezhë, PS e ngushton diferencën në 621 vota.

“…shkoja tek shtëpia e tij, ku ai ka një dhomë ku qëndronte aty, ai kryente veprime seksuale me mua. Gjithashtu ai më ka thënë, që kur ai drejton lazerin tek shtëpia e saj apo kur I bie telit të rrobave ose kur ngeh muzikën e kasetofonit të shkoja tek ai.

Ai është zhveshur para meje dhe ka kryer veprime seksuale të vazhdueshme…”-ka treguar në polici minorenia.

Por kjo dëshmi është kundërshtuar nga personi i arrestuar, Leonidha Rapushi, i cili gjatë marjes në pyetje ka pohuar se nuk ka kryer asnjëherë veprime seksuale me vajzën e mitur.

Por si provë kyçe që ka shërbyer për të bindur policinë në arrestimin e Rapushit ka qenë një video-përgjim të kryer nga vetë vajza minorene, gjatë një moment kur ka qenë në takim me pedofilin.

Idenë për të përgjuar 72-vjeçarin Rapushi me video, vajzës së mitur ja ka dhënë gjyshja e saj. Në këtë video nuk shfaqet në filmim Leonidha Rapushi, por dëgjohet zëri i tij ku ai i thotë fjalët: ”…e ke larë, e ke shpëlarë dhe se kishte mall për të…”.

Vajza e dhunuar seksualisht më tej në rrëfimin e saj në polici ka shtuar se: “…para disa ditësh, Leonidha Rapushi, i ka hedhur nga baçja një çokollatë kur E., ishte duke luajtur tek koteci i pulave…”. Të gjitha këto veprime mirësjellje nga Leonidha Rapushi, kryheshin me qëllimin e vetëm që vajza e mitur të mbante një raport të afërt me të moshuarin, me qëllim që ai të abuzonte seksualisht me të. /Fjala.al

Të fundit

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Lajme të tjera

Web TV