Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme para se të flini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertët e shëndetit mund të mos bien dakord për vlerat dhe kundërvlerat e produkteve të bylmetit apo kohës së duhur për aktivitet fizik.

Megjithatë, të gjithë njëzëri pranojnë se gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Të bësh një sy gjumë nuk mjafton. Gjumi i mirë mbi 7 orë të jep qartësi në të menduar, reflekse të shpejta, humor të mirë dhe organizëm më në formë.

E megjithatë, gjumi nuk vjen sa hap e mbyll sytë dhe ata që arrijnë të flejnë menjëherë na duken si jashtëtokësorë.

Gjatë ditës, kur përballemi me dilemat e ushqyerjes, harrojmë të shqyrtojmë rolin e ushqimeve tek gjumi.

Fundja, gjatë ditës, ai na duket shumë i largët.

Më poshtë do të mësoni për ushqimet që duhet të konsumoni dhe nuk duhet të konsumoni për të fjetur mirë.

Ushqimet më të mira që të vënë në gjumë

Qershitë janë të paktat burime natyrale të melatoninës, substanca kimike që ndihmon të kontrollojë orën e brendshme të organizmit.

Pirja e lëngut natyral të qershisë ofron përmirësime të vogla në kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit, tek njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kronike.

Qumështi

Një gotë me qumësht përpara se të flini gjumë rekomandohet nga të gjithë ekspertët.

Qumështi përmban tryptophan, një amino acid i nevojshëm për qetësinë dhe gjumin.

Drithërat e pasuruara

Karbohidratet në veçanti janë të mira për gjumin.

Provoni drithëra të pasuruar me qumësht ose bukë elbi.

Bananet përmirësojnë gjumin sepse përmbajnë magnez dhe kalium, dy minerale që qetësojnë muskujt.

Bananet përmbajnë edhe karbohidrate që nxisin gjumin.

Patatja e ëmbël

Patatja e ëmbël përmban karbohidrate komplekse që promovojnë gjumin por edhe kalium që qetëson muskujt.

Ushqimet më të këqija për gjumin

Sallamrat dhe salçicet

Përmbajtja stratosferike e yndyrës në këto ushqime mban larg gjumin.

Lexo edhe :  Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Yndyra stimulon prodhimin e acidit në stomak dhe urthin dhe ju lë pa gjumë.

Vera

Alkoli është i tmerrshëm për gjumin.

Ai metabolizohet shpejt në sistem dhe nxit zgjimin disa herë gjatë natës.

Për më tepër, alkoli përkeqëson gërrhitjen.

Kafeja

Kafeja përmban kafeinë që stimulon sistemin nervor qendror.

Nëse pini kafe në mbrëmje nuk do të jeni në gjendje të flini mirë natën.

Pijet energjike

Pijet energjike përmbajnë shumë kafeinë dhe duhen shmangur edhe nëse synoni t’i pini paradite.

Në shumicën e rasteve, kafeina tek pijet energjike kërkon të paktën tetë orë për tu metabolizuar./ AgroWeb/   S.M

Të fundit

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për...

PSG prezanton transferimin e Kvaratskhelias, gjeorgjiani pozon me menaxheri. shqiptare

Ylli gjeorgjian Kvicha Kvarsakhelia u prezantua ditën e sotme në radhët e gjigantëve të PSG-së ku firmosi kontratën deri në vitin 2029, ku do...

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.  Problemi është...

Lajme të tjera

Web TV