4 të vrarë në një ditë/Artan Hoxha: E dimë me zë dhe figurë kush qëndron pas!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me dy atentatet në Lezhë dhe në Durrës, ku mbetën të vrarë katër persona ditën e djeshme.

Sipas gazetarit Hoxha, shqiptarët kanë 47 ditë që rrinë të izoluar nga karantinimi prej koronavirusit dhe vetëm dy orë që dalin me leje-dale, kriminelët bëjnë kërdinë.

Ai shton se “e gjithë bota është në lëvizje për të zbuluar dhe ndëshkuar personat përgjegjës për COVID 19, ne e dimë me zë dhe figurë, cilët janë personat përgjegjës, që lejuan “virusin” AK-47, të dalë nga depot, ku kishte dekada me radhë i magazinuar, dhe t’u marrë jetën, mijëra shqiptarëve…

Reagimi i plotë i gazetarit:

Virusi COVID 19 dhe “virusi” AK-47

Shqiptaret kane 47 dite, qe rrine te izoluar ne karantine nga qeveria, per te shpetuar nga COVID 19,… del dy ore ne qarkullim, “virusi” AK-47 dhe ben kerdine…

Ne keto 30 vite, sidomos nga trazirat e vitit 1997, e mbrapa, shqiparet i kane mbijetuar shume viruseve, sado vdekjeprures te kene qene ato.

I vetmi virus, qe nuk ju gjet as vaksina dhe as mbrojtja me ligj, mbetet “virusi” AK-47, apo i njohur gjeresisht si automatiku Kallashnikov.

Per virusin COVID 19, ende nuk e dime kush eshte shkencetari qe e modifikoi dhe e nxori nga laboratori ne Wuhan.

Ndersa per “virusin” AK-47, e dime kush eshte njeriu qe e shpiku(Mikhail Kalashnikov).

E dime qe ne gjithe globin jane shitur mbi 80 milione ekzemplare, duke qene arma me vdekjeprurese ne bote.

Qe nga trazirat e ‘97-es, kur “virusi” AK-47, shpertheu nga depot e ushtrise neper rruget e vendit, e dime se cfare pamje ka dhe ia njohim jehonen e krismave.

E dime gjithashtu sa mijera shqiptare te vdekur ka shkaktuar dhe se nuk ka mjek apo kirurg, qe i ben derman shendetit te njeriut, nese te kap “virusi” AK-47….

Lexo edhe :  Vrasja e Renis Dobrës/ Zbardhet dëshmia e Petrit Çakrit: Isha aty në makinë, por...

Ndersa gjithe bota eshte vene ne levizje per te zbuluar dhe ndeshkuar personat pergjegjes per COVID 19, ne e dime me ze dhe figure, cilet jane personat pergjegjes, qe lejuan “virusin” AK-47, te dale nga depot, ku kishte dekada me radhe i magazinuar, dhe tu marre jeten, mijera shqiptareve…

Të fundit

E rëndë/ Përmbyset varka turistike, raportohet për dhjetëra viktima

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u...

20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Nga Leonard Veizi Në mes të vapës së një vere të përgjakshme, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po i afrohej pikës së kthesës së saj...

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje. Një ndjekëse e ka...

Nga Zheni Gjergji te Ferdinand Xhaferri, ja kush pritet të largohet nga kryesia e PD

Sali Berisha tashmë e ka vulosur se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin. Askush...

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, pas...

Lajme të tjera

Web TV