Mbi 500 hebrenj bllokojnë bursën e Wall Street/ Protestë që vendi i tyre të ndalë luftën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Momente të tensionuara jashtë bursës së Nju Jorkut në SHBA, ku mbi 500 aktivistë hebrenj dhe grupe aleate organizuan një protestë për të kërkuar fundin e mbështetjes së SHBA për luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza.

Kështu raporton gazeta “Times of Israel”, duke cituar burime të agjencisë amerikane. 206 demonstrues u arrestuan, shumë prej të cilëve janë anëtarë të grupeve aktiviste si “Zëri Hebre për Paqe”.

“(Qindra) hebrenj dhe miq po mbyllin bursën e Nju Jorkut për të kërkuar që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë armatosjen e Izraelit”, thonë ata.

Ndërtesa ikonë e bursës pranë Wall Street në Manhattan, ishte dhe vendi i tyre i protestës.

Asnjëri prej tyre nuk hyri brenda, por kaluan një gardh sigurie policore të vendosur jashtë ndërtesës kryesore në Broad Street.

Disa nga të pranishmit brohoritën parulla kundër sulmeve izraelite në Liban, për t’iu kundërvënë militantëve të Hezbollahut, të mbështetur nga Irani. Kishte gjithashtu një numër shumë më të vogël të kundër-protestuesve pro-izraelit që mbanin flamuj izraelitë, në vendngjarje./e.t

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Renditja momentale e Superiores, lufta për “Final Four” mbetet e hapur

Sot u luajtën dy ndeshje të vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Partizani fitoi në transfertën e Skënderbeut, ndërsa Dinamo ia doli përballë...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Lajme të tjera

Web TV