Sherri në Myslym Shyr/ Punonjësi kërkonte rrogën, pronari e plagosi me thikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në zonën e Myslym Shyrit, ku mbeti i plagosur një i ri. 23-vjeçari, Renato Shaulli u plagos pas një sherri për rrogën e këtij të fundit.

Duke qenë se qeveria vendosi të mbyllë bizneset në këtë kohë karantine, shumë punonjës mbeten pa punë të izoluar në shtëpi. Ndërkohë, Shaulli, duke qenë se punonte në këtë biznes, ishte paraqitur aty për të marrë rrogën, po pronari nuk ia kishte dhënë.

Në debate e sipër ai ka kërkuar me ngul që të ishte mes përfituesve të pagës së luftës, pasi theksonte se i takonte. Pasi janë konfliktuar verbalisht dhe më pas me grushte me njëri-tjetrin, pronari i biznesit, bashke me një person tjetër, kanë goditur me thikë të riun, duke e plagosur, sipas raportimit nga ‘BalkanWeb’.

Shaulli mori plagë në brinjë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me ngjarjen e rëndë u arrestuan dy të rinj, Reis Osmërija, 21 vjeç dhe Alban Gaçi, 27 vjeç.

Të fundit

Europa në emergjencë për të mbledhur mjekë, ikin qindra “bluza të bardha” nga Shqipëria

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë gjatë dekadave të fundit, fuqia...

Ç’ndodhi me Parashqevi Simakun në spital? Iliriani paralajmëron dy infermieret shqiptare

Elton Iliriani ka zbuluar sot gjendjen e këngëtares pas shtrimit në spitalit psikiatrik. Ai është shprehur se ai e ka takuar atë në spital dhe...

Reshje dëbore në zonat malore/ Parashikimi i motit për sot, 23 janar 2025

Territori Shqiptar do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të...

Turistët italianë, “adhuruesit” më të mëdhenj të Shqipërisë!

Në rrugët e Tiranës apo të qyteteve të tjera, apo dhe në lokale shumë shpesh të rastis që të dëgjosh të flitet italisht. Italianët janë...

Lajme të tjera

Web TV