Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Miku i Shqiptarëve rizgjidhet Kryebashkiak i Brukselit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 13 Tetor në Belgjikë u zhvilluan zgjedhjet bashkiake dhe komunale. Si mbretëri me 4 shtete dhe tre komunitete gjuhësore, komunat në Belgjikë kanë rëndësi jetike, se aty është realisht shteti për këdo me kompetenca të shtuara ndjeshëm falë 6 reformave madhore administrative. Ja pse këto zgjedhje u vlerësuan si po aq të rëndësishme sa dhe ato europiane, rajonale dhe federale të datës 6 Qershor.

Vetëkuptohet që vëmendja kryesore ishte përqëndruar në qytetet kryesore, sidomos në Anversë dhe në Bruksel. Ky i fundit jo vetëm si kryeqyteti i Belgjikës dhe i Europës së Bashkuar, por sepse si qytetin dhe rajonin rreth tij në 25 vitet e fundit e ka qeverisur me sukses PS-ja frangofone.

Kësisoj, priteshin ” gërryerjet” zgjedhore të rastit; jo vetëm nga ezaurimi i pushtetit dhe përshkallëzimi i të majtës dhe të djathtës ekstreme dhe në Bruksel, por dhe falë dinamikave belge, ku partitë reformohen, freskohen, shtohen dhe nxjerrin vazhdimisht liderë të rinj që hyjnë në gara të forta në zgjedhje vërtet të lira dhe të ndershme.

Me frymë unikale kompromisi dhe konsensusi, shpëtimtare dhe të nevojshme, të cilët, siç thuhet rëndom në Belgjikë, janë si ”buka dhe gjalpi” apo ” si mobiljet në shtëpi”. Shto këtu imazhin dhe famën botërore, mbasi Brukseli “matet pa frikë ” me Uashingtonin për madhësinë e përfaqësimit diplomatik dhe mediatik; me mbi 500 ambasada/misione dy dhe shumëpalëshe, selia e BE-së dhe NATO-s me mbi 70.000 zyrtarë dhe punonjës, mbi 2000 gazetarë, 300 firma lobimi, think tanke të famshëm e të tjera. Aq sa kur vjen puna te hallet dhe nevojat e përditshme bazike për ta dhe fëmijët e tyre, të gjithë zyrtarët e huaj trokasin dhe “falen” në dyert e Bashkisë dhe komunave të Brukselit. Jo më kot thuhet se “Brukseli është vendi ku duhet të jesh” dhe » nëse do të dëgjohesh, fol në Bruksel”.

Në zgjedhjet e datës 13 Tetor fitoi sërish bindshëm, madje me diferencë të ndjeshme votash në një proces model zgjedhor kundrejt sfidantit të së djathtës së moderuar Kryetari i tanishëm i Bashkisë së Brukselit, Philippe Close bashkë me Partinë Socialiste frangofone, Zëvendëskryetar i të cilës ai është prej vitesh. Zoti Close ka filluar punën në atë Bashki në vitin 2001, si këshilltar, pastaj drejtor, zv.kryetar dhe nga viti 2017 si Kryetar i saj. Njeri dhe drejtues dinamik, operativ, i kudondodhur, i lidhur ngushtë me njerëzit, social – demokrat i përkushtuar, i lirë nga çdo insinuatë dhe aludim për afera, se për skandale as që bëhet fjalë.

Duke punuar dhe jetuar në 13 vitet e fundit dhe si diplomat në Bruksel kam patur disa kontakte zyrtare dhe miqësore me Kryebashkiakun Close; ndaj pa u zgjatur në procesin zgjedhor model, në citime dhe referenca teorike dhe mediatike, më poshtë po tregoj me radhë disa shembuj pikantë që tregojnë ”fuqinë e butë” të këtij fenomeni politik brukselas, duke u ndalur në dashamirësinë e tij tipike për Tiranën dhe shqiptarët kudo ku janë, jo vetëm me fjalë por dhe me vepra.
Ai është lidhur dhe miqësuar me shqiptarët në Bruksel dhe Bashkinë e Tiranës më përpara se të bëhej kryebashkiak. Në Nëntor 2016, kur ishte zv.kryetar i Bashkisë, ai ftoi dhe bisedoi për projektet e të ardhmes një grup pune të Bashkisë sonë. Madje, në Pritjen e Ambasadës sonë me rastin e 28 Nëntorit na vuri në dispozicion bujarisht Sallën gotike të Bashkisë, më të bukurën e Brukselit; aty Close përshëndeti të pranishmit e shumtë dhe në shqip. Një ditë më parë kishte folur me entuziazëm përpara qindra shqiptarëve të grumbulluar para simbolit të Brukselit, “Manneken Pis” në Grand Place, ku vogëlueshi shpëtimtar i Brukselit u vesh me kostumin tonë tradicional, mes këngëve dhe valleve entusiazte.

Takimi i tij me homogun e vet Erion Veliaj në Bruksel i kapërceu kufijtë e kortezisë, duke hedhur piketat e një bashkëpunimi të gjatë, që përfshinte të gjitha kapilaret e jetës dhe zhvillimit në të dy kryeqytetet tona.

Kështu, disa muaj më vonë, më 24 Nëntor – 30 Dhjetor 2017, me interesimin dhe ftesën e tij, Tirana u bë për herë të parë ” Mysafirja e Nderit” në Panairin tradicional të Krishtlindjeve në qendër të Brukselit, ndër më të mëdhatë në Evropë. Me këtë rast, në ”Grand Place”, sheshi historik 6 shekullor i Brukselit dhe në disa pika të tjera turistike rreth tij hapen mbi 200 « chalets » ose shtëpiza»; ku ekspozohen traditat, kultura, arti dhe muzika, por dhe pijet, kulinaria belge dhe e vendeve të ndryshme, etj; gjithashtu, në salla dhe sheshe të njohura jepen koncerte dhe shfaqje artistike, çelen ekspozita, etj.
Është një veprimtari integrale që zgjat pesë javë rresht në një prej periudhave më të shënuara të vitit. Ajo përfaqëson dhe rezaton imazhin e vërtetë të vendve pjesëmarrëse, në atë rast të Tiranës në kryemetropolin botëror, siç është Brukseli. Për më tepër bëhet fjalë për një veprimtari shumëdimensionale, duke filluar nga ekspozimi, promovimi dhe tregtimi i produkteve tona karakteristike.

Këtij qëllimi i shërbyen dhe 7 “shtëpizat” tiranase në Sheshin e mirënjohur “Saint Catherine” pranë Grand Place emblematik.

Ndërkohë, nga një ekran i madh në sheshin ku ishin këto shtëpiza shfaqeshin pamje të bukura nga Tirana.

Çelja e këtyre veprimtarive përkoi me Ditën e Pavarësisë sonë. Me këtë rast, më 24 dhe 25 Nëntor, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ardhur posaçërisht në Bruksel organizoi në sheshin e shtëpizave tona dhe në atë të Bashkisë së Brukselit takime dhe mbrëmje të bukura festive shqiptaro-belge; krahas muzikës sonë tradicionale dhe moderne nuk munguan as pijet dhe kulinaria tiranase.

Të nesërmen, flamuri ynë kombëtar u ngrit për herë të parë në majë të Atomiumit, shenja dalluese prej 60 vitesh e Brukselit, e shoqëruar me këngë, valle dhe muzikë nga qindra bashkëatdhtarë dhe të huaj. Një ngjarje kjo që ndodh shumë shumë rallë dhe në raste tejet specifike, si anëtarësimi në BE apo në NATO dhe me vetëm me autorizimin e Kryebashkiakut.

Lexo edhe :  Florida, raportohet nëntë viktima nga goditja e uraganit “Milton”

Po ashtu, u bënë peligrinazhe dhe në sheshin ku ngrihet busti i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbej në Bruksel.

Në vijim, jehona e Tërmetit të 26 Nëntorit 2019 u ndje dhe në Bruksel e sidomos te miqtë dhe dashamirësit e Shqipërisë. Edhe pse pa zhurmë dhe bujë, sepse politikanët belgë nuk e kanë në stilin e tyre, megjithë ngarkesat e fund vitit, Kryebashkiaku i Brukselit, Philippe Close shkoi dhe qëndroi në Tiranë më 12 – 13 Dhjetor 2019 ku shprehu vlerësime tejet pozitive për identitetin dhe vokacionin europian të popullit dhe komunitetit shqiptar në Belgjikë; duke dhënë mesazhe ndihme dhe solidariteti në Tiranë dhe në Pezë, ai shërbeu dhe vetë në zonat e prekura, ku premtoi rindërtimin e një shkolle dhe nxitjen e bashkëpunimit me shkollat e Brukselit.

Veç kësaj, ajo çka la mbresa në vizitën e të parit të Brukselit, që kryesonte dhe Shoqatën e Kryebashkiakëve europianë ishte shoqërimi i tij nga tre bashkatdhetarë tanë; zotin Safet Kryemadhi, këshilltari i tij personal, politolog dhe publicist i njohur me disa libra në frëngjisht për kulturën dhe turizmin tonë, personalitet i spikatur i diasporës; e reja nga Prishtina, Qëndresa Gërlica, këshilltare e Ministres së Arsimit dhe drejtuese në PS-në e Brukselit; erdhi këtu tre vjeçe, pas përndjekjes së Bashkimit të ndjerë, babait të saj patriot nga policia kriminale serbe në vitet 90 dhe Emin Luka, prej vitesh këshilltar ekonomik, drejtor teknik i Ekspozitës së Turizmit belg.
Pak më vonë, Kryebashkiaku Close ndihmoi për çeljen e Qendrës Kulturore Shqiptaro-belge ” Shqipville” aty në qendër të ” Grand Place”; e drejtuar me pathos the pasion nga gaztarja e njohur Ledia Canaj dhe stafi i saj i përkushtuar, ” Shqipville” është kthyer në një pikë takimi dhe promovimi të artit, kulturës, letërsisë dhe traditave tona më të mira.
Këtë qëndrim tejet të afërt dhe nxitës, Close e ka shfaqur dhe me mbështetjen për rrjetin mediatik dhe gazetarë të ndryshëm shqiptarë, duke filluar nga zoti Sakip Skepi, themeluesi dhe drejtori historik i Radios ”Jehona e Shqipes”; ndër të parët emigrantë në Bruksel mbi 60 vite më parë e që ka krijuar një emër dhe traditë unikale gati 40 vjeçare me radion në gjuhën shqipe, që ka qenë zëri i shqiptarëve të Belgjikës dhe më gjerë qysh në kohët e vështira të diktaturës; i cituar dhe referuar nga shumë gazeta dhe media belge e më gjerë. Këtu po jap një rast konkret që ndodhi nga fundi i muajit Qershor 2021 kur gazetarja e njohur televizive, Klementina Cenkollari ishte në Bruksel për transmetime “live” nga Samiti i BE-së. Një ditë të mërkurë, ajo më pyet nëse mund ta ndihmoja për të siguruar një intervistë me zotin Close.

Mirëpo ishte fundi i muajit kur dorëzohen dosjet, COVID – 19 ishte ende nëpër këmbë dhe një takim i tillë zyrtarisht brenda 2 ditësh dukej i pamundur.
Por, këtu na ndihmuan shumë bashkëatdhetarët tanë këshilltarë të Closes.

Në përgjigje të interesimit të tij, iu tha se Klementina ishte gazetare e njohur politike, që ka kaluar me përkushtim pothuajse të gjitha zhanret e televizionit – nga webi, hartuese lajmesh, reportere, intervistuese e natyrshme e niveleve më të larta dhe folëse origjinale, mishërim i cilësive dhe standardeve më të mira të gazetarise televizive moderne.

Megjithë superngarkesën me disa mbledhje ditën e Premte, si shansi i fundit, me vullnetin e mirë që e karakterizon sidomos kur vjen fjala për Shqipërinë, ai gjeti një dritare midis dy mbledhjeve dhe dha një intervistë tejet pozitive për vendin tonë në përgjigje të pyetjeve shqiptaro-belge, që Close i vlerësoi posaçërisht. Ajo intervistë ishte ” qershizë mbi tortë” mbas atyre me analistë të shquar belge dhe shqiptare. Ndaj, i erdhi mirë kur i tregova se në Tetor 2022, Klementina iu bashkua me vlerat e saj të spikatura shërbimit shqip te “Zëri i Amerikës” në Uashington.

Aspekti tjetër i rëndësishëm i “shqiptarizmit” të Close u shfaq në fushatat e mëdha zgjedhore europiane dhe federale më 25 Maj 2019 dhe 6 – 9 Qershor 2024 dhe tani me zgjedhjet e 13 Tetorit. Në këto të fundit ai së bashku me drejtuesit e tjerë më të lartë të PS-së, e cila qeveris Brukselin dhe Valoninë prej 7 dekadash, dha miratimin për 10 kandidatë shqiptarë, veç atyre nga forca të tjera politike. Kushdo që jeton në Bruksel e di se të garosh në një qytet të tillë që përbëhet në masën 70 për qind nga të huaj të mbi 100 nacionaliteteve është aventurë politike që nuk kërkon vetëm guxim. Ndaj qoftë dhe vetëm konkurimi, pasi ke kaluar në shumë filtra partiakë dhe publikë, pavarësisht nga rezultati është sukses në vetvehte. Vërtet që pak fituan por dhe ata që nuk siguruan dot një mandat, u vlerësuan dhe kanë hyrë në fondin e të ardhmes së këtyre partive.

E fundit por jo më pak e rëndësishmja, urë e madhe lidhëse dhe promotor tejet i vlerësuar i talenteve te reja politike shqiptare nga të gjitha trevat por jo vetëm pranë Kryebashkiakut të Brukselit dhe PS-së ka qenë dhe mbetet Zoti Ahmet Gjanaj, ish-deputeti i parë në Parlamentin e Rajonit të Brukselit, nga viti 2019 zv.Kryetar i Komunës së Molenbekut e që pritet të rikonfirmohet mbas fitores së tij dhe të socialistëve dhe në atë komunë.

Jap se, Philippe Close tregohet modest duke pohuar se këtë traditë proshqiptare e ka « trashëguar » nga paraardhësit dhe kolegët e huaj dhe shqiptarë, si të PS-së, ashtu dhe partive të tjera të djathta. Gjithsesi, tonin kësaj prirjeje ia kanë dhënë socialistët belgë dhe Philippe Close ka vendin e merituar si mik i Shqiptarëve në « mot me diell dhe me shi».

/e.t

Të fundit

Sa do të përfitojë Shqipëria nga “Plani i Rritjes Ekonomike”?

Bashkimi Europian ka aprovuar një fond prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Planit të Rritjes...

Anija e parë me emigrantë pritet të vijë nesër në Shqipëri/ Meloni: Faleminderit Edi Rama

Anija “Libra” e Marinës Detare pritet të mbërrijë ditën e nesërme në portin e Shëngjinit. Anija e cila u nis mëngjesin e djeshëm për...

Edi Rama dhe BE-ja

Nga Artur Ajazi Edi Rama, po e bën realitet ambicjen e shqiptarëve. po e bën Shqipërinë anëtare të denjë të Bashkimit Europian. Atë që nuk...

Yllka Mujo feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush aktorja ikonë

Aktorja e mirënjohur e kinematografisë shqiptare Yllka Mujo feston sot ditëlindjen e 71-të. Kontaktin e parë me skenën Yllka Mujon e ka nisur që në...

Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të ngrohta dhe...

Lajme të tjera

Web TV