Vrasja e dy vëllezërve/Makinat ‘shoshë’ nga plumbat, roja i parkingut: U shtriva dhe…-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në zonën e Nishtullës në Shënavlash të Durrësit, ku u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi brenda makinës së tyre dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia të cilët vdiqën në vend.

Në vendin e ngjarjes duket se ka ndodhur një kasaphanë e vërtetë, ku plumbat kanë bërë ‘shoshë’ 5 makina të tjera të cilat kanë qenë parkuar deri në 50 metra distancë.

Ngjarjen e ka treguar roja i parkingut, i cili i shpëtoi mrekullisht këtij atentati sepse ia doli të shtrihej barkas.

Isha këtu dje. U mbrojta duke qëndruar barkas. Unë pashë vetëm një makinë që po kalonte andej dhe dy veta që i shkonin nga pas. Makina ikte ngadalë kurse ata të dy shpejtonin. Plumbat kanë dëmtuar makina që kanë qenë në distancë edhe 50 metra”, tha për mediat roja i parkingut.

Si ndodhi ngjarja dje:

Dy vëllezërit cdhe Viktor Haxhia, 27 dhe 35 vjeç, janë ndjekur dhe kanë rënë pre e një prite, në lagjen nr 15 në zonën e NISHTULLËS, në Shënavlash të Durrësit, ku janë qëlluar me breshëri kallashnikovi brenda makinës së tyre Golf 6, me targa AA716ZZ.

Plumbat e shumtë që kanë tejshpuar xhamin e përparmë të makinës i kanë lënë ata të vdekur në vend. Vrasja e dyfishtë ka ndodhur te tregu i makinave, i cili njihet si tregu më i madh i makinave të përdorura në Shqipëri.

Policia ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë që ndodhen në zonë, ndërsa pamjet tregojnë se vëllezërit janë qëlluar me breshëri nga dy persona.

Autorët e krimit po përdornin një makinë Toyota ngjyrë gri, por nuk është bërë i mundur identifikimi i tyre.

Lexo edhe :  Plani për të vrarë Inez Hajrullën e Ervis Matodashajn, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

Policia ka shoqëruar rreth 40 dëshmitarë okularë, ndërsa hetimet vazhdojnë dhe janë ngritur postblloqe të shumta për ndalimin e autorëve.

Grupi hetimor ka bërë me dije se të dy vëllezërit ishin qëlluar në kokë dhe trup, ndërsa “një ekzekutim i tillë nuk është parë prej shumë kohësh”. Ndërkohë mësohet se policia ka sekuestruar edhe telefonat e viktimave. Për sa i përket zanafillës së vrasjes, dyshimet e para lidhen me një borxh për makinat. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i vrasjes ka qenë një borxh për makinat pas mosmarrëveshjeve për shit-blerjen.

Të fundit

Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja e veçantë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donal Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, konkretisht në Zyrën Ovale,...

Më shpejt nga sa mendoni! Egli rikthehet me një këngë të re

Egli Tako do të vijë me një këngë të re! Ish-banorja e “BBVA 4”, përmes një postimi në Instagram, ka treguar se do të...

80-vjetori i Teatrit kombëtar, mes sfidave e premtimeve për statusin e artistit

80-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar në Shqipëri, është kujtuar në Arturbina, duke rivënë në skenë shfaqjen e parë që shënoi themelimin, “Topazin” e...

Policia ‘çliron’ korsitë e biçikletave/ Largon makinat e parkuara gabim, gjoba shkelësve

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Policia ka spostuar me mjet ngritës, 10...

Zbulohet data kur socialistët do të festojnë fitoren e zgjedhjeve të 11 majit

Socialistët festojnë fitoren e 11 majit të hënën në mbrëmje. Ftesa e dërguar në grupet e komunikimit të përdorura nga Partia Socialiste në fushatë,...

Lajme të tjera

Web TV