Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Çelja e negociatave, si një ‘nder’ edhe prej Sali Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Nuk e kam fjalën për rëndësinë historike të ditës së sotme. Nuk kemi ndërmend t’i kujtojmë Sali Berishës se historia po shkruhet pa atë. Është dhe më keq. Historia po shkruhet kundër tij, në ditëlindjen false të tij.

Pika më e rëndësishme ku u lavdërua sot Shqipëria, në ditën e çeljes së negociatave, ishin ndëshkimet me burg që ka dhënë drejtësia në betejën kundër korrupsionit, sidomos ndaj njerëzve të paprekshëm të politikës.

Dhe një prej atyre që “shkëlqejnë” në këtë listë”, ku natyrisht ka më shumë socialistë të pushtetit, është Sali Berisha.

Një nga arsyet përse ne sot po na hapen negociatat është dhe fillimi i ndëshkimit ndaj tij. Madje dhe detyra më e rëndësishme që BE i la Shqipërisë ishte thellimi i kësaj lufte të drejtësisë së re kundër njerëzve me pushtet të korruptuar.

E gjithë kjo është një ridënim për Sali Berishën dhe mbështetësit e tij, të cilët sapo kanë nisur një “intifadë” në Shqipëri, me molotovë dhe llastiqe me gurë, për të shpëtuar Sali Berishën dhe të tjerë nga drejtësia. Madje me këtë shpresonin të pengonin dhe hapjen e negociatave.

Në fakt me këtë ata shpejtuan hapjen e negociatave. Futja nën hetim zyrtarisht e Sali Berishës i ka bërë nder dhe jo dëm Shqipërisë. Ne po hyjmë në Evropë edhe për këtë shkak.

Dhe ky është nga nderet e pakta që Berisha i ka bërë Shqipërisë, pa dëshirën e tij.

Por ky nder që i ka bërë Shqipërisë është një ridënim për të dhe kauzën e opozitës, të cilët gjithë investimin e tyre politik e kanë tek lirimi i Sali Berishës dhe mbrojtja e tij nga drejtësia.

Lexo edhe :  Tensionet në Lindjen e Mesme rrezikojnë ekonominë globale

Tani zyrtarisht, opozita më e madhe në Shqipëri, që ende është e vogël, ka objektiv të saj të kundërtën e prioritetit që duhet të ketë Shqipëria për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ndërsa BE na ka vënë notën 10 për ndëshkueshmërinë e politikanëve, ata kanë objektiv madhor shpëtimin e tyre nga drejtësia. Natyrisht këtu do të fitojë objektivi i Perëndimit dhe jo e çetës plakë të Berishës, dhe ky është ridënimi i ri i tij, tanimë prej objektivit që ka Shqipëria për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Ato që opozita i quan ndëshkime politike, në fakt BE i quan meritat kryesore të Shqipërisë në këtë rrugë, që tani edhe duhet të thellohen.

Dhe kjo nënkupton që Berisha mund të ndryshojë penxheren ku del, por jo të ardhmen e Shqipërisë./   S.M

Të fundit

Botox kontrabandë në qendrat estetike të Tiranës? Krimi ekonomik në shënjestër 30 klinika

Policia e Shtetit ka nisur një operacion të gjerë në kryeqytet, ku po kontrollohen rreth 30 qendra estetike për...

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas/ Mbërrin makineria moderne, përshpejton punimet

Në Shqipëri ka mbërritur makineria moderne Tamping, e cila pritet të përshpejtojë dhe përmirësojë ndjeshëm punimet për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas. Kjo linjë hekurudhore tashmë...

Emigrantët zbresin nga anija ‘Libra’, do i nënshtrohen procedurave të verifikimit

Pak pasi anija italiane ‘Libra’ zbarkoi në portin e Shëngjinit dhe u përpunua me procedura të përshpejtuara kufitare pas ankorimit, 16 emigrantët në bord...

Carla Bruni, ish zonja e parë e Francës, ka një mesazh të rëndësishëm për gratë

Këngëtarja 57-vjeçare Carla Bruni me rastin e tetorit rozë ka dhënë një mesazh sensibilizues në rrjetin e saj social Instagram, duke ndarë betejën e saj...

Raporti i EUROSTAT/ “46% e popullsisë në rrezik varfërie!”, Basha: Realitet tronditës!

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka komentuar raportin e fundit të “Eurostat”, i cili thotë se gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri. Në reagimin...

Lajme të tjera

Web TV