Me 9 pasuri te regjistruara Shqipëria, 66 vjet anëtare në UNESCO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 16 tetor 1958 Shqipëria u bë pjesë e organizatës së UNESCO-s. Me 194 vende anëtare UNESCO-ja mbron 1223 pasuri botërore të paçmueshme, dëshmi e jetës dhe aktivitetit njerëzor ndër shekuj.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) synon të inkurajojë identifikimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në mbarë botën. Konventa e vitit 1972 për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore vlerësoi se disa vende në Tokë janë me “vlerë të jashtëzakonshme universale” dhe duhet të jenë pjesë e trashëgimisë së përbashkët të njerëzimit.

Ajo që e bën konceptin e Trashëgimisë Botërore të jashtëzakonshme është zbatimi i tij universal. Pasuritë e mbrojtura nga UNESCO u përkasin të gjithë popujve të botës, pavarësisht nga territori në të cilin ndodhen.

Në listën e trashëgimisë botërore të kësaj organizate bëjnë pjesë 9 pasuri materiale e shpirtërore shqiptare, që në ansambël përfaqësojnë sharmin e kulturës dhe të natyrës shqiptare.

Në mesin e pasurive shqiptare të regjistruara në kujtesën botërore bëjnë pjesë: Butrinti, për peizazhin e larmishëm dhe artefaktet e kulturës greko-romake; qyteti i një mbi një dritareve, Berati, për hir të vlerave arkitekturore; qyteti i gurtë i Gjirokastrës. Këto janë qendra historike të trashëgimisë së përbotshme të UNESCO-s, ku figurojnë gjithashtu edhe Liqeni i Ohrit si dhe Pyjet e Lashta të Ahut (Rrajca dhe Lumi i Gashit). Në listën e trashëgimisë botërore janë të përfshira gjithashtu edhe isopolifonia shqiptare, xhubleta, Kodiku i Purpurt i Beratit dhe transhumanca, siç njihet ndryshe tradita e shtegtimit të bagëtive./   S,M

Të fundit

Përplasje e trefishtë në aksin Korçë-Ersekë, lëndohet njëri drejtues

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Ersekë, pranë fshatit Kamenicë, ku janë përfshirë tre mjete. Nga raportimet, mësohet se...

‘Jam grua e martuar’, Rozana Radi flet për herë të parë për partnerin e saj

Rozana Radi, një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, ka mbajtur gjithmonë jetën e saj private shumë të rezervuar. Megjithatë, gjatë një debati në “Big...

Viti i Maks Velos/ Bardhyli: Do rikthejmë veprat e tij

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Leximit, Alda Bardhyli, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 tha se viti që sapo kemi hyrë...

Dëme kolosale/ Të burgosurit angazhohen në shuarjen e zjarreve në Los Angeles

Shumë prej zjarrfikësve që punojnë gjatë gjithë kohës për të luftuar zjarret e mëdha në Los Angeles janë të burgosur. Departamenti i Korrigjimeve dhe...

Virozat e stinës/ Mjekja: Situata në terren shqetësuese!

Mjekja pediatre Valbona Shahinaj, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 tha se jemi në kohë viroze. Shahinaj theksoi se situata në...

Lajme të tjera

Web TV