Elton Ilirjani një figurë e njohur në botën e modës dhe artit, me një karrierë të pasur që përfshin pjesëmarrjen në evente prestigjioze si Miss Globe, ka qenë pjesë e jurisë në këtë konkurs.
Ai ka ndihmuar në vlerësimin e talenteve të reja dhe ka dhënë çmimin e veçantë “Runway”, duke njohur punën dhe përkushtimin e modeleve.
Një nga momentet më të rëndësishme që kishte të bënte men jetën e Eltonit ka qenë publikimi i një videoje në Instagram, ku ai shprehet mbi përjetimet e tij personale dhe transformimin që po kalon. Në këtë video, Elton tregon për procesin e tij të “transmother”, duke ndarë ndjenjën e tij të fortë lidhur me shpirtin e nënës së tij, e cila e ka ndihmuar në këtë rrugëtim. Ai shkruan:
“Zoti është i Madh! Njerëzit janë të dobët! Procesi “transmother” dhe mbajtja brenda trupit tim e shpirtit të nënës sime kur ajo të vendosë ta bëjë këtë! Po bëhem nëna ime! HANKO në trenat e vjetër të hekurudhave shqiptare në qytetin e Elbasanit, Shqipëri! Po kujtoj udhëtimet me tren kur isha fëmijë dhe aty ishte nëna ime! Tani po formojmë transformimin tonë në një trup dhe dy shpirtra! Ndoshta ajo do të kalojë përmes trupit tim të gjitha ato gjëra që ajo nuk mundi t’i bëjë! Falënderoj @frenkibozo për idenë e tij të shkëlqyer për këtë video të procesit të “transmother”.
Elton Ilirjani ka treguar shpesh në intervistat e tij lidhjen e ngushtë që ka me të ëmën dhe kujdesin që tregon ndaj saj, pasi vitet e fundit ajo po përballet edhe me një sëmundje për shkak të moshës. Ai poston shpesh momente të ëmbla dhe prekëse nga takimet me nënën. “Për të isha si një sheleg i vogël. Më donte shumë mami, kur isha rreth saj për mua nuk kishta asgjë tjetër kuptim. Ndihesha mirë nga ajo zonja, më donte shumë, më këndonte e më quante sheleg”, rrëfeu ai pak kohë më parë. S.B