Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Meta në burg nga “telefoni” i Kryemadhit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në dosjen hetimore të SPAK që çuan në qeli ish-presidentin Ilir Meta dhe masën “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin tregohen lidhjet e Kryemadhit me biznesmenin shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku. Hetimet e SPAK zbulojnë detaje mbi pagesat dhe kontratat e dyshimta mes kompanisë ‘UNIFI Communication INC’ dhe përfaqësuesve të LSI, që kanë favorizuar kompanitë amerikane dhe greke për përfitime personale. Gjithashtu kjo kompani dyshohet se pagoi lobimin në SHBA për krerët e LSI-së, përfshirë edhe Ilir Metën. Të gjitha të dhënat e dyshimta dhe komunikimet që “fundosën” edhe Metën u përftuan nga zbërthimi i telefonit dhe një kumpjuteri që përdoreshin nga Kryemadhi.

 

 

 

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, janë përballur me akuza për përfshirje në aktivitete korruptive, si pjesë e një hetimi të thelluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK). Dosja hetimore, e cila përfshin lidhje të ngushta mes çiftit Meta-Kryemadhi dhe biznesmenit shqiptaro-amerikan Adrian Shatku, ka hedhur dritë mbi skemat financiare dhe marrëveshjet lobuese të cilat kanë përfshirë një sërë kompanish ndërkombëtare dhe pagesa të padeklaruara. SPAK ka zbuluar se kompania e drejtuar nga Shatku, UNIFI Communication INC, ka përfituar përmes kontratave të dyshimta në tregun shqiptar të fibrave optike, duke favorizuar një marrëveshje për interkonjeksion mes UNIFI dhe një operatori telefonik celular. Për më tepër, kjo kompani rezulton se ka kryer 12 pagesa për llogari të JPM Strategic Solutions, një kompani amerikane me drejtor ekzekutiv John Moreira. Dokumentet e dosjes hetimore tregojnë se pagesat janë kryer në periudhën tetor 2016 – gusht 2017 dhe kanë lidhje të drejtpërdrejta me kontratat që Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), e përfaqësuar nga Ilir Meta, kishte lidhur për shërbime konsulence. Përgjigjet nga letërporositë bankare kanë konfirmuar transfertat e shumave nga UNIFI drejt JPM Strategic Solutions, të cilat dyshohen se janë pjesë e një skeme më të gjerë të korrupsionit. Të gjithë këto të dhëna që përfshijnë qindra emaile kryesisht mes Kryamadhit dhe biznesmenit Shatku dhe po qindra mesazhe mes tyre janë siguruar nga prokuroria pasi sekuestruan një kompjuter portativ (PC) dhe një telefon celular i përdorur nga Monika Kryemadhi.

Lexo edhe :  Një makinë shkrimi për të konkurruar shkrimtarët e fejsbukut

 

Marrëveshjet lobuese të LSI

 

Nga dosja e SPAK rezulton se LSI, gjatë viteve 2016 dhe 2017, ka paguar kompaninë amerikane Global Security and Innovative Strategies dhe McKeon Group INC për shërbime konsulence dhe lobimi. Ndërkohë, një pjesë e pagesave prej qindra mijëra eurosh është kryer përmes një kompanie greke ndërmjetëse, Dorelita Limited LTD, çka ngre dyshime për përfshirjen e rrjeteve ndërkombëtare në këtë skemë korruptive. SPAK ka deklaruar se shpenzimet për konsulencë të deklaruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nuk përputhen me shumën reale të parave të paguara nga LSI, duke lënë një diferencë prej 369 mijë eurosh të pashpjeguara në dokumentet. Prokuroria e Posaçme ka shprehur dyshime të forta se çifti Meta-Kryemadhi ka përfituar përqindje nga fitimet e realizuara nga UNIFI Communication INC. Një akt ekspertimi i një telefoni celular që Monika Kryemadhi përdorte vite më parë ka zbuluar komunikime të cilat përforcojnë këto dyshime. Ky celular u sekuestrua gjatë kontrollit në shtëpinë e nënës së Kryemadhit.

 

Arrestimi i Ilir Metës

 

Ilir Meta u arrestua pasi SPAK ngriti tre akuza të rënda kundër tij, duke përfshirë korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës. Hetimet janë në vazhdim dhe ka të ngjarë që rrjeti i përfshirjes së biznesmenëve dhe kompanive ndërkombëtare të zgjerohet ndërkohë që Prokuroria po përforcon provat dhe dëshmitë në lidhje me këto akuza të rënda. Duke e vëçuar një nga çështjet, ajo që rëndon më shumë mbi Metën është dyshimi i Prokurorisë Speciale SPAK se është i përfshirë në aferën “CEZ-DIA”, ku janë përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 6 milionë euro. Prokuroria është e bindur se përfaqësuesi I kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj, I dënuar për këtë aferë kishte lidhje të ngushta me Metën dhe nga dëshmitë e personave të tjerë, por edhe nga kontaktet telefonike vërtetohet sipas SPAK lidhja mes tyre. Po ashtu dyshohet se Meta dhe LSI kanë përfituar shuma të mëdha nga marreveshja CEZ-DIA, e lidhur për të grumbulluar “borxhet e abonentëve familjarë, subjekteve private dhe institucioneve shtetërore” që kishin ndaj kompanisë CEZ.

Të fundit

Në BURG prej 2 ditësh, Meta nuk harron palestrën/ Basha: Për të mbajtur trupin në formë…

I ftuar ditën e sotme në ‘Breaking’ ka qenë Faik Basha nga Partia e Lirisë, teksa ka folur për...

Përhapet me shpejtësi dhe shkakton të vjella e diarre, ja vaksina kundër “Norovirusit”

Mjekët kanë filluar të provojnë vaksinën e parë në botë kundër norovirusit të të vjellave me shpresën se vaksina mund të sjellë përfitime të mëdha shëndetësore...

SHBA paralajmëron për përpjekje të vendeve të huaja për të nxitur dhunë në zgjedhje

Përpjekjet e kundërshtarëve të SHBA-së për të krijuar përçarje mes amerikanëve dhe për të mbjellë mosbesim në rritje tek zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit...

A ishte i qetë Ilir Meta? Ja si përgjigjet deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pasi doli nga GJKKO ironizoi prokurorët e SPAK, duke i quajtur ata “muskujtjerët e Edi Ramës”. Kryemadhi...

Xhensila i përket të shkuarës/ Bes Kallaku poston ‘Trëndafilin e shpirtit’ të tij (Foto)

Aktori i njohur Bes Kallaku është tejet aktiv në rrjete sociale. Ai është shumë i lidhur me familjen e tij, e këtë gjë nuk...

Lajme të tjera

Web TV