Koçiu: Ilaçe me rimbursim falas për 177,431 të moshuar me sëmundje të zemrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se 177,431 të moshuar me sëmundje të zemrës kanë përfituar ilaçe me rimbursim falas.

“Gjatë 9-mujorit të vitit, 177,431 të moshuar me sëmundje të zemrës kanë përfituar ilaçe me rimbursim falas. Ky është një hap i rëndësishëm për mbështetjen e shëndetit të kësaj kategorie, duke lehtësuar barrën financiare për trajtimin e tyre të vazhdueshëm dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës”, shkruan ministrja Koçiu.

Ajo u shpreh dje se 50% e buxhetit për shëndetësinë, nga periudha janar deri në shtator 2024 ka shkuar për rimbursimin e barnave për të moshuarit.

“Nga janari, deri në shtator 2024, 50% e buxhetit për shëndetësinë është investuar në rimbursimin e barnave për të moshuarit, duke u siguruar atyre akses të plotë në medikamentet e nevojshme pa barrën e kostove. Kujdesi për ta është objektiv yni”, thuhet në postimin në rrjetet sociale. S.B

 

 

464957988 122209637096030050 7981423583971898949 N

Të fundit

Nard Ndoka ‘rrëfen’ intrigat e Flamurit dhe Jozefinës ndaj demokristianëve!

Nard Ndoka, Kryetar i Partise Demokristiane ka folur në Euronews Albania lidhur me raportin “e krisur” të Partisë demokratike...

Tifozët pas porte, FSHF-ja merr dritën jeshile nga FIFA për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Pas gjobës dhe masave disiplinore që FIFA i vendosi Federatës Shqiptare të Futbollit për sjelljen diskriminuese të disa tifozëve shqiptarë në ndeshjen kualifikuese për...

Si dronët ndryshuan luftën? Ukraina kërkon prodhimin e 4.5 milionë njësive brenda vitit

Ukraina ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme në prodhimin e dronëve kamikazë dhe luftarakë, duke u bërë një nga liderët globalë në këtë fushë...

Çfarë ndodhi? Shakira anulon dy koncerte radhazi

Shakira ka anuluar dy data radhazi turneu në Amerikën e Veriut – në Boston dhe Uashington D.C. – për shkak të problemeve me prodhimin....

Këngëtarët rrisin tarifat për sezonin e verës/ Ja sa kërkojnë për një natë në koncert

Sezoni veror daton edhe me pikun e aktiviteteve për artistët shqiptar. Të shumtë janë këngëtarët që sjellin produksione të reja pikërisht në këtë sezon,...

Lajme të tjera

Web TV