Gonxhe: 770 mln euro do t’i kushtojë buxhetit në 2025 për të ruajtur ritmin me pensionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, Zv.Ministrja (MEKI) Olta Manjani dhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako po zhvillojnë një takim me pensionistët në Durrës për të ndarë pikëpamje për skemën e re të pensioneve.

Ministri Gonxhe evidentoi edhe një herë problematikat me të cilat përballet sot buxheti i shtetit për mbulimin e gropave të krijuara nga nëndeklarimet e pagave, ndërsa shtoi se shumë nga problemet e krijuara sot, e kanë zanafillën në të shkuarën, me vendimet e marra para 2013, kur qeveria Rama mori mandatin e parë.

Gonxhe shtoi se 770 mln euro do t’i kushtojë buxhetit të shtetit në 2025 vetëm përpjekja për të ruajtur ritmin në lidhje me pensionet.

“Të gjitha pasojat kanë ardhur nga keqqeverisja dhe politikat e gabuara shumë kohë para se ne të merrnim mandatin në 2013. Duhet të punojmë sot për të metobalizuar atë që ka ardhur nga tranzicioni. Ndërtuan një skemë kafaz me tavanin e shumës që mund të merret pensioni, me maksimumin jo më shumë se dyfishi i pensionit minimal.

 

 

Sot kemi një treg pune që ofron pak më shumë se një pagë për një pensionist, që është e pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet për skemën e pensioneve. Ndaj investohemi tek puna, sepse nuk rritet raporti, deficiti do të vijojë të mbetet i lartë.

Sfidë tjreër është dhënia fund e peripecive, mbi 40 mijë në 2025, do ju njihen pa gjyqe vitet e punës të para 1994.
770 mln euro për 2025 vetëm që të mbajmë ritmin në të mirë të pensioneve. Është e gjitha në ngarkim të buxhetit të shtetit”, tha ai. S.B

Të fundit

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6%...

E vërteta e FOTOS së Parashqevi Simakut në pritje të takimit të shumëpritur me djalin

Pas 15 vitesh ndarje, këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku do të ribashkohet me djalin e saj, Luka. Ky takim emocionues do të mundësohet...

Rama ndan pamjet: Sokakët e Gjirokastrës nën rrezet e diellit të janarit

Vizitorë të shumtë kanë mbushur lokalet dhe rrugët e kalldrëmta të Gjirokastrës në këto ditë festash. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga...

Kush humbi dhe kush fitoi? Tatëpjeta e euros në 2024 dhe fati i (pa)ditur në 2025

22 vjet në treg kur dhe u hodh për herë të parë në qarkullim si monedhë fizike, euro në Shqipëri është konsideruar si valuta...

Një sëmundje infektive përfaqëson kërcënimin më të madh në vitin 2025

Pandemia e koronavirusit ishte një gur themeli shëndetësor i shkruar në histori. Tani, virusi që shkaktoi një pandemi katër vjet më parë është reduktuar...

Lajme të tjera

Web TV