Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

“Fizkultura e mëngjesit”, malli kinez që e anatemuam dje e sot po e shohim me dylbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Fizkultura e mëngjesit”, malli kinez që e anatemuam dje e sot po e shohim me dylbi

Nga Leonard Veizi

Dikur në Shqipëri, fizkultura e mëngjesit përçmohej, se 30 minuta para se të fillonte orari zyrtar i punës apo mësimit duhet të ishe i rreshtuar para godinës së administratës, dhe nga një qendër zëri e sofistikuar apo ndonjë portavoç i sajuar do të merrje komandat.

-Krahët para, lart, anash…

Fizkultura e mëngjesit ka një histori të veçantë në Shqipëri. Gjatë periudhës së regjimit komunist, fizkultura e mëngjesit u imponua si një praktikë e përditshme, sidomos në institucionet arsimore dhe punëtoritë, për të ruajtur shëndetin dhe disiplinën e trupit. Kjo ide u importua kryesisht nga modeli i Kinës dhe Bashkimit Sovjetik, të cilat promovonin përfitimet e aktivitetit fizik për masat si një mjet për të rritur produktivitetin dhe për të ndihmuar shëndetin kolektiv.

Megjithatë, për shumë njerëz, ky ritual u perceptua me skepticizëm dhe shpesh u cilësua si një praktikë e detyruar, pa marrë parasysh dëshirën personale. Për më tepër, lidhja e ngushtë me regjimet komuniste bëri që fizkultura e mëngjesit të shihej si një mbetje ideologjike nga periudha e kaluar.

Le të tjerat, por që në orën 6.00 të mëngjesit Radio Tirana i fillonte programet me 15 minuta fizkulturë. Kulmi.

Mësimi gjende mirë se fillonte në orën 08.00, por puna në ara, fabrika, kantiere fillonte një orë më parë, në 07.00. Pra duhet të ishe me këmbët lart e krahët poshtë që në 06.30 minuta. Kjo do të thoshte se do ngriheshe pa lindur dielli, e do merrje me vrap autobusin fizarmonikë të kombinatit, e do paraqiteshe në ekip që të filloje me ushtrimet bazë. Dhe jo  vetëm të dilte gjumi, po bëheshe gjeth për të bërë një normë e gjysmë, në të mirë të ndërtimit socialist të vendit.

Megjithatë, të gjithë kërkonin t’ia hidhnin fizkulturës e gjenin gjithfarë justifikimesh. Edhe raporte mjekësore, kush kishte ndonjë mik të fortë. Jo reumatizma, jo nervi shiatik, derisa kjo punë degjeneroi e përfundimisht iu faturua vetëm shkollarëve.

-Një, dy, tre katër…

-Bo bo, mami, Petriti dërgoi Sajmirin të më marrë, – i thosh Iliri të ëmës, tek filmi “Guximtarët”, se nuk ishte nga ata që e kishte fort qejf fizkulturën e mëngjesit edhe pse i dhimbsej vetja kur mbeste hipur mbi kaluç si mbi samarin e gomarit.

-Aha, edhe sot i sëmurë qenka, – i thotë Sajmiri kur shikon Ilirin me një pecetë të shtrënguar mbi kokë. – Të dhemb koka Ilir? Shumë? S’ka gjë. Sa të mbarojmë ne gjimnastikën do të pushojë.

Dhe Iliri i binte kokës me grushte kur në notat e dëftesës së fundvitit, lënda e fizkulturës i prishte mesataren që në lëndët e tjera i kishte 10 si rruazë.

Kohët kaluan, regjimi na e mori të keqen bashkë me mallin kinez.

Mirëpo thuhet se kur pështyn lart prite së do të të bjerë në surrat. Kinezët u shfaqën përsëri në rrugët e Tiranës më shumë se sa në vitet ‘70 kur sheshi “Skënderbej” mbushej me kinezë të veshur me uniforma doku, që ishin specialistë, të cilët na ndihmonim të montonim uzinat e hidrocentralet.

Si kaluan dhe ca kohë e nisi dembelosja në zyrat e shtetit, u pa si domosdoshmëri fizkultura e mëngjesit.

Lexo edhe :  “PD grisi tapitë e pronarëve”/ Rama nga New York premton Kadastër dixhitale

E si vajti kjo punë, u kthyen gjërat prapç në vend që të ecin parç.

Sot fizkultura e mëngjesit jo vetëm po kërkohet, por shqiptarët e dhjamosur nga të ngrënët, sa s’po marrin dot frymë, po paguajnë para për palestra. Se duan të bëhen fila, si top-modela. Edhe kryeministri na bën të njohura video me “qendra pune” që bëjnë fizkulturë mëngjesi në brigjet e detit.

Ironikisht, në ditët e sotme, ndërgjegjësimi për shëndetin fizik dhe mental është rritur ndjeshëm në mbarë botën. Tani, kur shumica e njerëzve përballen me një jetë sedentare nëpër zyra dhe kërkojnë mënyra për të mbajtur trupin dhe mendjen e freskët, fizkultura e mëngjesit shihet si një praktikë me shumë vlerë. Pra, një zakon që dikur mund të jetë parë si imponim, sot shihet si domosdoshmëri për mirëqenien e individit. Ky rikthim i vëmendjes ndaj fizkulturës së mëngjesit na kujton se disa zakone, pavarësisht prejardhjes, mund të sjellin përfitime të qëndrueshme nëse i qasemi me një mendje të hapur dhe dëshirën për përmirësim të cilësisë së jetës.

Në jetën e përditshme moderne, shumica e profesionistëve përballen me sfidën e punës në mjedise zyre, ku kalojnë pjesën më të madhe të kohës ulur para kompjuterit. Kjo mënyrë jetese, ndonëse praktike për qëllimet profesionale, sjell një sërë sfidash për shëndetin fizik dhe mendor. Por, një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të parandaluar pasojat negative është fizkultura e mëngjesit, një praktikë që ofron përfitime të shumta për ata që kalojnë gjithë ditën ulur.

Po pse fizkultura e mëngjesit është e nevojshme?

Si të ta them: edhe kur del me diabet gjëja e parë që mjeku të thotë është të bësh nja 15 minuta ushtrime në ditë. Të tresësh sheqerin demek.

Ekspertët e fushës thonë se ajo ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ushtrimet e lehta të mëngjesit ndihmojnë në stimulimin e qarkullimit të gjakut në të gjithë trupin. Kur jemi ulur për periudha të gjata, qarkullimi i gjakut ngadalësohet dhe krijohen kushte për problemet me venat dhe varikozitetin. Aktiviteti fizik në mëngjes është i rëndësishëm për të përgatitur trupin për një ditë të gjatë të kaluar ulur.

Nuk është e nevojshme që fizkultura e mëngjesit të zgjasë shumë ose të jetë shumë intensive. Ajo mund të jetë një nga praktikat më të thjeshta, por njëkohësisht më të dobishmet për të përmirësuar cilësinë e jetës së atyre që kalojnë gjithë ditën në zyrë. Një fillim i ditës me aktivitet fizik jo vetëm që ndihmon në shëndetin fizik dhe mendor, por gjithashtu rrit produktivitetin dhe përqendrimin për një ditë më të suksesshme pune.

Problemi është se asnjëri prej nesh nuk e do fizkulturën e mëngjesit për të mbajtur trupin në formë. Por çuditërisht jemi të gatshëm të paguajmë palestrat. Veshim tuta dhe streçe, e mender jush, shkojmë të palestrohemi. Por përsëri ata që janë si Iliri, nuk e kalojnë dot kaluçin, por mbeten në majë të tij si mbi majën e samarit të gomarit. Dhe si gjithmonë dikush e ka fajin edhe për këtë. Ndaj kthehen nga e kundërta dhe ia plasin: -Të dhjefsha fizkulturën e mëngjesit!

Të fundit

Gonxhja: Fuqizimi i lidhjeve ekonomike Shqipëri-Greqi, prioritet për të mirën e popujve

Bizneset shqiptare dhe ato greke u takuan në Tiranë për të diskutuar zgjerimin e rrugëve të bashkëpunimit. Në Forumin e...

Sa prej tyre plotësoni? Ja 10 karakteristikat që ju bëjnë kolegun ideal në punë

Një mjedis ideal i punës bëhet vetëm nga punonjës të mirë, ku gjithsecili kontribuon në mirëqenien personale dhe atë të ekipit, për të përmirësuar...

BSH: Sektori bankar ka përmbushur kërkesat e kapitalit për ndërhyrjen e jashtëzakonshme

Sektori bankar ka arritur të përmbushur plotësisht deri kërkesat minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL). Kjo rregullore lidhet me kuadrin...

PS pranon pjesërisht vendimin e Kushtetueses për dënimet

Kuvendi në Këshillin e Legjislacionit pranoi sot (1 Nëntor) vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Rregulloren e Kuvendit për dënimet. Gjithësesi do të ngelin në fuqi...

Deputeti Luan Baçi paraqitet sot në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi është thirrur sot në SPAK. I pyetur se cila është arsyeja ai u përgjigj ‘Një problem që do e sqarojmë...

Lajme të tjera

Web TV