Kuvendi në Këshillin e Legjislacionit pranoi sot (1 Nëntor) vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Rregulloren e Kuvendit për dënimet.
Gjithësesi do të ngelin në fuqi përjashtimet me 30 ditë për prishjen e orendive të Kuvendit dhe 60 ditë për zjarrvënien.
“Ne i zbatojmë katërcipërisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Por duhet të ketë balancë mes disiplinës dhe lirisë së shprehjes”, tha deputeti Toni Gogu.
Ndërkaq mësohet se është shtyrë diskutimi për dy pikat e tjera, për mungesë relatorësh: Komisionet hetimore, ku relatorë ishte Ermonela Felaj dhe profesionet e lira ku relator është Eduart Shalsi. S.B