Kryebashkiaku socialist Benet Beci ka refuzuar të japë shpjegime për mediat pas daljes nga godina e Prokuroria e Posaçme. Ai nuk qëndroi gjatë brenda, por kur u pyet nga gazetarët se pse ishte thirrur, Beci heshti dhe u larguar me shpejtësi.
Ende nuk dihet saktësisht arsyeja se Beci është thirrur në SPAK, por priten që detajet të zbardhën në vijim. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët para se të futej në SPAK, ai tha shkurt: “Ja ta shikojmë”.
Kjo “vizitë” e Becit në SPAK përkon në një kohë kur Shkodra po përjeton momente frike dhe terrori pas atentatit me 3 të vrarë në lagjen Dobraç.
Gjatë përplasjes, makina tip Benz ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati humbi kontrollin dhe u përplasën me një çift të moshuar. Flutura Basha humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkimi vazhdon të luftojë për jetën në spital./ S,M