Atentati me tre të vrarë, Berisha: Nesër solidarizohemi me Shkodrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal edhe njëherë tjetër te marshimi i thirrur nga Partia Demokratike në solidaritet me Shkodrën, pas masakrës me tre viktima para dy ditësh.

‘Nesër qytetarët e mbarë Shqipërisë marshojnë në orën 12:00 në solidaritet me Shkodrën’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Deklarata e plotë:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më miqësore, më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme, ju misionareve dhe misionarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar, të kauzës së lirisë, dinjitetit, kauzës së interesit kombëtar të mbarë shqiptarëve.

Një përëshëndetje të përzemërt sot, për të gjithë oratorët e kësaj patforme të fjalës së lirë, të zërit të qytetarëve të lirë që përcjellin në mbarë vendin të vërtetat e këtij narkoregjimi, por përcjellin, guxim, shpresë e besim, tek fitorja jonë, tek e ardhmja.

Të dashur miq!

Nesër mbarë qytetarët e Shkodrës, qytetarë nga mbarë Shqipëria, demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë, marshojnë në Shkodër në një akt solidariteti, guximi dhe shpirti të pamposhtur të Shkodërloces, qytetit Rozafë, që ka qëndruar dhe qëndron i pamposhtur ndaj çdo pushtimi, ndaj çdo rrebeshi.

Masakra e Shkodrës, ishte një masakër e paralajmëruar, ishte një masakër e licensuar nga Edi Rama, narkopolicia dhe narkodrejtësia e këtij sistemi./   S,M

Të fundit

Trump betohet sot si Presidenti i 47-të i SHBA-ve/ Çfarë pritet të ndodhë në Kapitol

Donald Trump do të betohet sot si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara në Uashington, DC. Portat do të...

Rinis sot Kuvendi, pikat në rendin e ditës

Pas pushimeve të fundvitit, Kuvendi i Shqipërisë do të rikthehet në punë pasditen e sotme, kur do të hapë punimet e Sesionit të VII-të...

“Blue Monday” dhe filozofia e trishtimit

Nga Leonard Veizi 20 janar 2025 Kjo është e hëna e tretë e muajit të parë të vitit. Dhe konsiderohet si “Blue Monday” apo thënë ndryshe...

Rama dhe Berisha ngrenë “call-center” për Diasporën

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë angazhuar për pjesëmarrjen e Diasporës në proceset zgjedhore. Dy forcat politike kanë mobilizuar strukturat e partive për krijimin...

Trump, një nuse që do të nusërojë për herë të dytë

Thoma Gëllçi “Në u bëfsha dhe njëherë nuse, pa di unë të nuseroj” – një frazë e njohur shqiptare që përmbledh mësimin e marrë nga...

Lajme të tjera

Web TV