Arrestimet e SPAK/Shehi ndan rrugët me PD:Nuk duam të bëjmë karrierë mbi burgun e tjetrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar arrestimet e bujshme të SPAK.

Kujtojmë se më 21 tetor me urdhër të SPAK u arrestua kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Shehi tha se shumica e zyrtarëve të arrestuar janë nga radhët e mazhorancës dhe sipas tij, do të ketë arrestime të tjera nga PS.

Nuk është se këta po marrin vetëm nga opozita. Po ky zëvendëskryeministri i kujt është? I opozitës? Tre ministra që janë në burg të kujt janë? Të opozitës? Gjashtë kryetarë bashkie, gjashtë deputetë që janë burgjeve janë të opozitës? Sepse propaganda bëhet që këta janë vetëm njerëz të opozitës. Nuk është e vërtetë.

Shumica janë nga mazhoranca dhe unë besoj se do vazhdojnë të marrin nga mazhoranca. Unë gjykoj që SPAK po bën një punë të mirë, por ne gjyq publik nuk mund të bëjmë. Pa u dënuar njerëzit me formë të prerë, në një Republikë që pretendon të hyjë në Europë, quhen të pafajshëm akoma.

Po marr rastin e zotit Meta. Nuk më pëlqeu si e arrestuan. Çdo shqiptari i paraqitet një fletë-arrest dhe duhet të shkojë vetë te drejtësia dhe duhen lënë këto skena. Derisa nuk janë dënuar në formë të prerë presupozohet që janë të pafajshëm. Unë mendoj që nuk duhet infektuar ambienti me këtë lloj tematike. Shqiptarët kanë një kuriozitet “sa para ka ky, ia morën”, por t’ia lëmë këtë punë drejtësisë.

Opozita shqiptare sido që të vijë puna ka njerëzit e vet të zotë. Ne nuk duam të bëjmë karrierë mbi burgun e tjetrit. Rruga në opozitë, rruga në politikë çahet me idetë, me personalitetin tënd, me profilin që ke ndërtuar ndër vite, jo duke pritur te dera e SPAK se kush do dënohet sot dhe kush do dënohet nesër.“-tha Dashamir Shehi./   S,M

Të fundit

“Flija vetëm 2 orë”, Laert Vasili zbulon arsyen e trishtë pse është futur në “BBV4”

Mbrëmjen e djeshme Laerti teksa ka qenë duke biseduar me Valbonën ka treguar edhe arsyen pse është futur në...

Rama darkë me ambasadorët: Shqipëria nuk ka plan B, veç BE-së

“Gjithnjë, në këto raste, ndihme pakza i pezmatuar kur shoh mungesën e fytyrave të njohura, miq të këtij vendi, të cilëve iu është dashur...

Trafik i rënduar në vigjilje të Krishtlindjeve, trafik në hyrje dhe dalje të Tiranës

Në prag Krishtlindjesh trafiku në Tiranë vazhdon të jetë një makth për qytetarët. Konkretisht tek ish-sheshi Shqiponja është krijuar një radhë kilometrike e makinave që...

Zgjedhjet e 2025/ Rama thumbon opozitën: E kam idenë se kush do të dalë fitues

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një tryezë trupin diplomatik në Kavajë, nga ku dhe ka folur për zgjedhjet e vitit 2025. Rama u shpreh...

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Jubileu, ose Viti i Shenjtë, është një periudhë e veçantë në traditën katolike, e cila i kushtohet faljes së mëkateve, pajtimit me Zotin dhe...

Lajme të tjera

Web TV