Thirrjet nacionaliste kundër Kosovës, UEFA gjobit dhe dënon ashpër Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UEFA ka dënuar me 52,500 euro Federatën e Futbollit të Serbisë, këtë të premte, për shkak të sjelljeve të tifozëve, që nuk respektuan himnin e Zvicrës, përhapen thirrje Anti-Kosovë dhe përçuan mesazhe me sjellje raciste apo diskriminuese.

Zvicra pësoi humbje në përballjen ndaj Serbisë në muajin tetor në kuadër të Ligës së Kombeve, por ndeshja në Leskovac mori vëmendje për shkak të sjelljeve jo të mira të tifozëve vendas, që tashmë janë të përsëritura ndër vite.

Në përballjen e 12 tetorit prezent ishte edhe Aleksandar Vuçiç, aty ku u shfaqën parulla kundër Kosovës, u ofendua himni i Zvicrës dhe pati gjatë gjithë kohës thirrje raciste.

Ndeshjet mes Serbisë dhe Zvicres ndër vite janë karakterizuar me probleme, kjo më shumë për shkak të prezencës së lojtarëve me prejardhje nga Kosova, si rasti i fundit, Granit Xhaka.

Federata e Serbisë do të jenë në mbikëqyrje që nëse raste të njëjta përsëriten gjatë dy viteve të ardhshme, atyre do t’u mbyllet një pjesë e stadiumit.

Dënimet nga UEFA-s:

1. Të gjobisë Federatën e Futbollit të Serbisë me 25,000 euro dhe të urdhërojë mbylljen e pjesshme të stadiumit të Federatës së Futbollit të Serbisë, i cili do të përbëhet nga të paktën 4,000 ulëse, gjatë një (1) ndeshjes së radhës të garës së UEFA-s në të cilën luan Federata e Futbollit të Serbisë. si shoqatë pritëse, për sjelljen diskriminuese të mbështetësve të saj. Mbyllja e pjesshme e stadiumit pezullohet për një periudhë provuese prej dy (2) vitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi.

2.Të gjobisë Federatën e Futbollit të Serbisë me 10 mijë euro për shkak të trazirave gjatë intonimit të himneve kombëtare.

Lexo edhe :  Spektakël me “pesë yje”, Arsenal shkatërron Crystal Palacen në shtëpi

3.Të gjobisë Federatën e Futbollit të Serbisë me 17,500 euro për transmetimin e një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive.

Shënim: Masat disiplinore nën një periudhë prove nuk janë të efektshme menjëherë, por mund të zbatohen nëse “një shkelje e mëtejshme e natyrës së ngjashme kryhet gjatë periudhës së provës” (Neni 26(3) i Rregullores Disiplinore të UEFA-s)./ D.C

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV