Andi Përmeti, deputeti i opozitës ka reaguar ashpër ndaj propozimit të bërë nga Ilir Beqja, deputetit të PS-së, për uljen e pagave dhe pensioneve.
Ai e ka cilësuar Beqajn si të çmendur ose të pashpirt që ka bërë një propozim të tillë, dhe e ka këshilluar atë të bëjë kontroll mendor.
“Vini një mjek psikiatër të hyrja e Kuvendit se karantina ka pasoja. Kam përshtypjen që keni nevojë për kurim urgjent, sepse dëgjon atë të thotë që të ulen pagat e mjekëve, infermierëve, të ulen pensionet. Sepse është e frikshme që të bësh këtë propozim në këtë kohë, ai është ose i çmendur ose pashpirt ose të dyja bashkë, nuk e di nëse e ka bërë në bashkëpunim me Ramën, për të testuar shqiptarët, por nëse e ka bërë nga mendja i këshilloj të kujdeset shpejt pa qenë vonë, se është sic thoshte ajo nëna, që ky ka ikur nga mendorja”- tha ai.