Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Amerika vendos sot/ Mbi 244 milionë qytetarë i drejtohen kutive të votimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliona amerikanë pritet të dalin në kutitë e votimit sot (5 nëntor) për të votuar në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në Shtetet e Bashkuara për kandidatët, demokraten Kamala Harris dhe republikanin Donald Trump.

Amerikanët pritet të votojnë sot për të zgjedhur se kush do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë në katër vitet e ardhshme. Gara mes Nënpresidentes Kamala Harris dhe ish-Presidentit Donald Trump është tepër e ngushtë.

Janë mbi 244 milionë qytetarë me të drejtë vote ndërsa mbi 78 milionë votues kanë hedhur vota të parakohshme.

Kamala Harris dhe Donald Trump janë të angazhuar në një sfidë ku çdo votë ka rëndësi. Nga mesatarja e sondazheve, ish-presidenti republikan duket se ka një avantazh të lehtë, por të dhënat e tri ditëve të fundit tregojnë një rritje për nënpresidenten pas disa javësh rënieje.

Sipas mesatares së sondazheve të website FiveThirtyEight, Harris është përpara me 0.8 pikë në Michigan dhe me 0.6 në Wisconsin. Trump ka fituar terren në Arizona, ku tani ka një avantazh prej 2.5%, ruan një epërsi prej 1.5 pikësh në Georgia dhe Karolinën e Veriut, ka një avantazh prej 0.9 pikësh në Nevada dhe 0.3 në Pennsylvania, e cila me 19 vota elektorale ofron fitoren më të dëshiruar të natës.

Nëse rezultati do të përfundonte kështu, ish-presidenti do të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë, por të gjitha shifrat janë brenda margjinës së gabimit dhe mjafton Pennsylvania që është në një barazim të ngushtë për të ndryshuar rezultatin e votimit. Këto të dhëna marrin parasysh të gjitha sondazhet e publikuara dhe për rrjedhojë reflektojnë më ngadalë ndryshimin e prirjeve elektorale që është regjistruar ditët e fundit nga disa sondazhe.

Lexo edhe :  Rritet numri i viktimave në Spanjë, qeveria shpall 3 ditë zie

Sondazhi i Iowa Poll, një sondazh i besueshëm që e rikthen në lojë një shtet që më parë konsiderohej në kampin e Trump: Harris është përpara me 3 pikë, veçanërisht falë votës së grave të moshuara dhe atyre të pavarura. Sondazhi i Neë York Times dhe Siena College tregon barazim në Pennsylvania dhe Michigan, duke ia dhënë Harris-it Nevadën (+3%) dhe Karolinën e Veriut (+2%). Nënpresidentja do të kishte gjithashtu 2 pikë avantazh në Ëisconsin dhe 1 pikë në Georgia, ndërsa Trump-it do t’i mbetej Arizona.

Edhe sondazhi i PBS News nxjerr Kamala Harris me katër pikë avantazh ndaj Donald Trump. Nënpresidentja ka 51% të mbështetjes përkundrejt 47% të Trump. Ky avantazh është më i madh se margjina e gabimit prej 3.5 pikë përqindje.

Sipas përllogaritjeve më të besueshme, të dy kandidatët nisen me një bazë të sigurt 226 vota elektorale për Harris dhe 219 për Trump dhe secili ka 21 kombinime për të kaluar pragun e 270 votave të nevojshme për t’u zgjedhur./   S,M

Të fundit

Si tatuazhet rrisin rrezikun e kancerit/ Eksperti: Ja NGJYRA që është më e dëmshme!

Kur mjekët në Australi zbuluan një masë të fortë në gjoksin e një gruaje 36-vjeçare që njihej se kishte...

Ku “ka humbur” ish-ministrja e Ilir Metës, Klajda Gjosha?

Dikur, pjesë aktive e politikës, sot, Klajda Gjosha, ish-ministrja e Integrimit preferon një jetë disi më të tërhequr nga politika. Ajo ka dhënë një intervistë...

Do të derdhet gj*k…/ Frikë nga rezultati i zgjedhjeve, amerikanët përgatiten për trazira

Me zgjedhjet presidenciale të 2024, SHBA po përgatiten për një mundësi të mundshme të trazirave civile, pasi tensionet mes mbështetësve të Donald Trump dhe...

Këto janë qytetërimet më të vjetra të botës

Bota e lashtë na magjeps, me vendet arkeologjike që zbulojnë detaje të qytetërimeve të mëdha që kanë formësuar shoqërinë moderne. Këto perandori të hershme...

Hyrja e banorit të ri në Big Brother VIP Kosova, “sulmohet me tym” godina e televizionit

Në oborrin e objektit të televizionit Klan Kosova është hedhur tym i zi. Pak minuta më parë organizata për mbrojtën e të drejtave të grave...

Lajme të tjera

Web TV