“Ndaloj luftën për 24 orë”, Kremlini skeptik për qasjen e Trump ndaj Moskës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenca e Donald Trump pritet të ketë një test të rëndësishëm në politikën e jashtme. Ajo ka të bëjë me qasjen ndaj Rusisë. Kremlini u tregua i kujdesshëm në reagimin e tij ndaj fjalimit të fitores së Donald Trump, duke thënë se SHBA ishte ende një shtet armiqësor dhe se koha do të tregojë nëse retorika e Trump për përfundimin e luftës në Ukrainë do të përkthehet në realitet.

Shumë duan të besojnë se Trump do të jetë në gjendje të ndalojë luftën në Ukrainë për 24 orë, nëse ai zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë. Por, Kremlini mbetet skeptik. Zëdhënësi i Vladimir Putin tha në një reagim pas fitores së Trump se fundi i luftës kërkon shumë mund. Për këtë arsye, Putin është lideri i cili nuk e ka uruar akoma Donald Trump për fitoren.

“Të mos harrojmë se po flasim për një vend jomik, i cili është i përfshirë drejtpërdrejt dhe indirekt në një luftë kundër shtetit tonë në Ukrainë. Ne kemi thënë në mënyrë të përsëritur se SHBA-ja është në gjendje të ndihmojë për t’i dhënë fund konfliktit. Sigurisht, kjo nuk mund të arrihet brenda natës”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Diplomatët rusë dhe amerikanë thonë se marrëdhëniet midis dy fuqive më të mëdha bërthamore në botë kanë qenë më të këqija që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Kirill Dmitriev, kreu me ndikim i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë, i cili dikur ka pasur kontakte me Donald Trump, tha se një fitore e Trump mund të jetë një shans për të riparuar lidhjet: “Kjo hap mundësi të reja për rivendosjen e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”.

Lexo edhe :  Lutjet e Papa Françeskut/ Ati i Shenjtë mbajti meshën “Urbi et Orbi” në Vatikan

Trump, 78 vjeç, ka premtuar se do t’i japë fund luftës në Ukrainë nëse zgjidhet, megjithëse nuk ka shpjeguar saktësisht se si do ta bënte këtë. Putin ka thënë se është i gatshëm të flasë për një fund të mundshëm të luftës, por se fitimet dhe pretendimet territoriale të Rusisë duhet të pranohen, diçka që udhëheqja ukrainase e hodhi poshtë si një kapitullim të papranueshëm.

Forcat ruse po përparojnë me ritmin më të shpejtë në të paktën një vit në Ukrainë dhe kontrollojnë rreth një të pestën e vendit. Kjo përfshin Krimenë, të cilën Moska e aneksoi nga Ukraina në 2014, rreth 80% të Donbasit – një zonë qymyri dhe çeliku – dhe më shumë se 70% e rajoneve Zaporizhzhia dhe Kherson./e.t

Të fundit

FOTOLAJM/ Rama ndan pamjet nga Valbona e mbuluar nga dëbora

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga parku kombëtar i Valbonës dhe bujtinat alpine,...

“Lezetet e mëkatit bashkëshortor”/ Një shfaqje për familjen!

Një ftesë për reflektim dhe për liri zgjedhjeje, duke ruajtur personalitetin është melodrama “Lezetet e mëkatit bashkëshortor”, e cila po vijon të shfaqet për...

Kush ishte aviatorja e parë femër?

Aviatorja e parë femër ishte parizianja Raymonde de Laroche , pseudonimi i Elise Deroche, e cila mori patentën e pilotit më 8 mars 1910. Vajza e një hidrauliku, ajo...

Qeveria miraton sot shpërblimet e fundvitit, cilat janë kategoritë që përfitojnë

Sot rreth orës 12:00 pritet që të zhvillohet një mbledhje e kabinetit qeveritar, ku BalkanWeb mëson se do të merret një vendim sa i...

Shqipëria kalon objektivin e vendosur nga NATO, rritet shpenzimi në fushën e Mbrojtjes!

Shqipëria e ka kaluar në 2024 shifrën e përdorimit të 2 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, shifër kjo e vendosur nga...

Lajme të tjera

Web TV