Pse kafeja është e mirë për shëndetin tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në të kaluarën, kafeja shoqërohej me rritje të rreziqeve shëndetësore. Kërkimet shkencore në dekadat e fundit zbulojnë se pirja e kafesë mund të ketë përfitime të mira për shëndetin.

“Tradicionalisht, kafeja është parë si një gjë e keqe. Kërkimet nga vitet 1980 dhe 1990 arritën në përfundimin se njerëzit që pinin kafe kishin një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare, por studimet kanë evoluar gjatë kësaj kohe” u shpreh Marc Gunter, profesor i epidemiologjisë së kancerit në Imperial College London.

Kafeja është shoqëruar me një rrezik në rritje të kancerit, sepse përmban akrilamide, një substancë kancerogjene që gjendet në ushqime, duke përfshirë bukë të thekur, ëmbëlsira dhe patatina.

Megjithatë, studimet arritën në përfundimin në vitin 2016 se kafeja nuk është kancerogjene. Jo vetëm kaq, por më shumë kërkime kanë zbuluar se kafeja në fakt mund të ketë një efekt mbrojtës. Disa studime kanë treguar një lidhje midis pirjes së kafesë dhe një rreziku më të ulët të disa llojeve të kancerit te pacientët.

Në vitin 2017, Gunter publikoi rezultatet e një studimi që shqyrtoi zakonet e pirjes së kafesë të gjysmë milioni njerëzve në të gjithë Evropën gjatë një periudhe 16-vjeçare. Ata që pinin më shumë kafe kishin një rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe kanceri. Këto gjetje janë në përputhje me kërkimet nga pjesë të tjera të botës, duke përfshirë SHBA-në, dhe kërkime më të fundit në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas studimeve konfirmohet se njerëzit që pinë deri në 4 filxhanë kafe në ditë kanë më pak sëmundje në krahasim me ata që nuk pinë asnjë.

Lexo edhe :  Testimi i ADN-së së fetusit gjatë shtatzënisë mund të zbulojë kancerin

Megjithatë rezulton se ata që pinin kafe kishin më shumë gjasa të pinin duhan dhe kishin dieta më të pashëndetshme sesa ata që nuk pinin kafe. Kjo do të sugjeronte që nëse kafeja ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, ajo nuk mund të shmang efektet e sjelljeve jo të shëndetshme./E.Ç

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV