4 persona kanë humbur jetën ndërsa 29 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Autoritetet shëndetësore të vendit fqinj kanë bërë me dije se numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 1,494 persona, ku gjatë 24-orëve janë regjistruar 29 raste të reja.
Deri tani në Maqedoni kanë fituar betejën me pandeminë vdekjeprurëse 807 persona dhe në gjendje të rëndë për jetën janë 13 pacientë./Fjala.al/