Kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Ndërtuesve Shqiptarë, Erjon Haziri ka folur për shitjen e apartamenteve në vendin tonë.
I ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit”, ai ka thënë se çmimi i referencave rriti çmimet e apartamenteve.
Sipas Hazirit, jemi i vetmi vend në rajon që shteti dikton çmimet e shtëpive.
“Mesatarisht kosto e ndërtuesit u rrit me rreth 50%, sepse kjo ka ndikim në taksat që paguan Bashkia e Tiranës. Pra, nëse ti paguaje 30 deri në 70 euro për metër katror, me hyrjen në fuqi të referencave, kostoja që ndërtuesi paguan është nga 50-70 euro deri në 300 euro metri katror. Është një kosto mbi 50% vetëm nga taksat e infrastrukturës. Unë dua të theksoj që në mungesë të Kadastrës digjitale, jemi vendimi i vetëm në rajon që shteti dikton çmimet. Që pa një plan të caktuar, vendos çmimet që kryesisht kanë fokus rritjen e taksave.
Çmimet e references diku janë më poshtë, diku janë akoma më lartë. Janë një mënyrë që ndërtuesi paguan taksat në bashkinë e Tiranës. Në shumicën e rasteve, Unaza e Vogël dhe qendra e Tiranës shkon më poshtë te çmimet e referencës”, u shpreh ai./ S,M