“Hesapet me drejtësinë nuk janë mbyllur”, Lala: Tre arsyet pse GJKKO liroi Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Klodiana Lala analizoi në një program televiziv vendimin e GJKKO që nxori ish-kryeministrin Sali Berisha nga arresti shtëpiak pas 330 ditëve.
Lala tha se 3 kanë qenë arsyet që çuan GJKKO në këtë vendim, por shtoi se hesapet e ish-kryeministrit me drejtësinë nuk janë mbyllur.

Ajo tha se dosja mijëra faqet për ish-kompleksin Partizani dhe akuzat ndaj Berishës ndodhet në GJKKO, pas përfundimit të hetimeve nga SPAK.

“Ka ndryshuar e gjithë situata ligjore e Berishës. Para se të vinte vendimi i gjyqtares që revokoi masën e arrestit në Shqipëri për Berishën. Ishin 330 ditë që qëndronte i ngujuar në banesë. Kishin ndryshuar disa rrethana.

Ishte i përfunduar i gjithë hetimi. SPAK kishte si argument se Berisha duhet të qëndronte në arrest se injoroi detyrim paraqitjen… Në 11 muaj Berisha nuk e shkeli arrestin në shtëpi. E dyta, nuk ishin duke vijuar hetimet sepse dosja mijëra faqe u dërgua në GJKKO. Dosja është e përfunduar dhe nuk ka më dokumente që duhet të marrë SPAK, apo të dhëna të tjera.

Së treti, i parapriu vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku thuhej se e vetmja masë proporcionale për Berishën ishte ajo e detyrim paraqitje, ndërsa ajo për pasaportën i tërhoqi veshin SPAK-ut.

Patëm një përshpjetim të një kërkese tjetër GJK për masën e arrestit në shtëpi, e nxori datën shumë shpejt. Kishim edhe Strasburgun që e futi në kalendar shpejt. Mbi bazën e këtyre GJKKO vendosi revokimin e masës së sigurisë.

Por nuk duhet të harrojmë, nuk është mbyllur hesapi i Berishës me sistemin e drejtësisë, është person i pandehur për korrupsion të kryer në bashkëpunim. Sot Berisha ka mundësinë për të vijuar aktivitetin politik dhe për të qenë në krye të PD.

Lexo edhe :  Kërkesë e lartë për gjel deti/ Shitësit në Baldushk: Çmimi i njëjtë, nuk është rritur

SPAK ka thënë se do ta ankimojë pasi të zbardhet. Ka kohë deri kur të shkohet te ankimimi”, tha Lala./    S,M

Të fundit

3 ngjarjet më të forta që tronditën Shqipërinë gjatë vitit 2024

E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan gazetarja e kronikës së zezë, Glidona Daci në bazë të...

11 vite më parë Tom Hanks u prek nga kjo sëmundje për shkak të ushqimeve të pashëndetshme

11 vite më parë, Tom Hanks zbuloi se kishte diabet të tipit 2, duke ia atribuar atë zgjedhjeve të dobëta të jetesës dhe injorimit...

Aurela Gaçe rikthehet në ekran, kësaj radhe si aktore

Aurela Gaçe po rikthehet në ekran, këtë herë në një projekt që nuk ka lidhje me muzikën, por me dashurinë e saj të vjetër...

“Dukesh si pëllumb”, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako ribashkohen pas shumë vitesh

Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë folur për herë të parë pas 36 vitesh, përmes një videocall. Biznesmeni Elton Ilirjani e ka publikuar videon në...

Trump tallet me Trudeau dhe ’emëron’ ish-lojtarin e hokejit si guvernatorin e Kanadasë!

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, u tall përsëri me kryeministrin kanadez Justin Trudeau në mesazhet e Krishtlindjea, në platformën e tij ‘Truth Social’. Trump...

Lajme të tjera

Web TV