Boris Johnson: Mjekët ishin përgatitur për të njoftuar vdekjen time

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka folur për eksperiencën e tij në spital pas infektimit me koronavirus. Dërgimi për kujdes intensiv, tregon Johnson për ‘Sun on Sunday’, i kishte detyruar mjekët që të përgatiteshin për të njoftuar edhe vdekjen e tij.

“Ishte një moment i vështirë, nuk e mohoj. Ata kishin një strategji për t’u përballur me një skenar të tipit ‘vdekja e Stalinit”, ka treguar kryeministri britanik.

Johnson tha se gjatë trajtimit në spital ka kaluar momente të vështira duke menduar nëse do të ishte në gjendje të mposhte sëmundjen.

Pas përmirësimit të gjendjes dhe daljes nga spitali, Boris Johnson mori një lajm të mrekullueshëm duke u bërë baba. Ai i vendosi djalit emrin Wilfred Lawrie Nicholas Johnson në nder të dy mjekëve që i shpëtuan jetën.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV